Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES.
Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në shekujt II-III pas Krishtit.
Ekspertët janë kategorikë se mbishkrimi, i cili është në gjuhën greke, tregon se Debelti ka qenë qytet porti. Deultumi është kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare. Ajo është themeluar gjatë viteve 70 të shekullit I pas Krishtit, menjëherë pas Luftës së hebrenjve kundër romakëve. Ajo gjendet në grykën e lumit të sotëm Sredecka, i cili derdhet në Gjirin e Burgasit.Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..