Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mësohen të jetojnë me Covid-19 pa frikë

Foto: arkiv

60% e njerëzve janë dakord se Covid-19 është i rrezikshëm, por e konsiderojnë si një grip më të fortë, tregon një studim i Gallup International, i zhvilluar nga 15 deri në 18 maj. 20% mendojnë se koronavirusi nuk përbën rrezik serioz. Vetëm 17% e konsiderojnë epideminë si vdekjeprurëse. 61% e bullgarëve janë të mendimit se masat e autoriteteve kundër koronavirusit janë të mjaftueshme, sipas 29% ato janë të tepruara, ndërsa 9% mendojnë se janë të pamjaftueshme.

54% e miratojnë punën e Kryeministrit Bojko Borisov, ndërsa 86% kanë deklaruar se Bullgaria e përballon situatën e koronavirusit relativisht mirë në krahasim me shtetet e tjera evropiane.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroporti i Sofjes do të mbajë emrin e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski

Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..

botuar më 25-02-17 6.23.MD

KE mbyll procedurën penale kundër Bullgarisë lidhur me planet e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet

Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..

botuar më 25-02-17 5.08.MD
Akad. Ivan Todorov

U nga jeta një nga mendjet më të ndritura bullgare – fizikani Ivan Todorov

Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..

botuar më 25-02-17 4.46.MD