Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, i drejtoi fermerët dhe blegtorët përpara vështirësive, të cilat kërcënojnë mbijetesën e tyre. Fermerët gjithnjë e më vështirë organizojnë procesin e punës në fermat e tyre dhe vuajnë nga mungesa e burimeve financiare dhe e krahut të punës.
Shoqata Kombëtare e Fermerëve të Rinj në Bullgari alarmon për problemet në sektor, duke nënvizuar se, shërimi dhe rivendosja nga kriza ka të ngjarë të zgjasë me vite, prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi me shtetin dhe me biznesin.
“Më e keqja është se akoma nuk mund të parashikohet se pikërisht cilat do të jenë problemet për ne - thotë Petër Petrov, kryetar i Bordit Drejtues i Shoqatës. Dhe me qenë se flukset financiare janë ndërprerë, është shumë e vështirë që fermerët - më në veçanti të rinjtë, të jenë të sigurt në realizimin e produktit të tyre dhe të mund të përballojnë shpenzimet e nevojshme si korrent, ujë, rroga, taksa dhe sigurime. Me të vërtetë që në fund të muajit maj priten të ardhura nga subvencionet, por kjo nuk është një zgjidhje. Nuk është e udhës që një industri të mbështetet nga subvencionet por të jetë me kosto efektive në vetvete.”
Petër Petrov rit lopë dhe dele në fermën e tij në fshatin Sëbotkovci në rrethin e qytetit Gabrovo me qëllim të shitjes së produkteve të qumështit. Përpara pandemisë i ka shitur produktet e veta në katër dyqane, kurse tani e ndan midis 15. Çmimi të cilin e paguan është humbja e kohës. “Nuk më vjen mirë që të ankohem , sepse kolegët e mi gjenden në gjendje mjaft më të vështirë”, shton ai.
Mungesa e punonjësve është një nga sfidat bazë e cila qëndron përpara fermerëve.
“Nuk besoj se tanimë mund të gjenden punonjës në vend, të cilët të duan të merren me blegtori dhe me bujqësi - është kategorik Petër Petrov. Zgjidhja e vetme është importi i krahut të punës ose nxënës të cilët të vijnë për tu mësuar, në shkolla të gjelbra, kështu që të zgjohet interesi i tyre ndaj profesionit. Por, kjo është çështje e një politike të gjatë , të cilën fermerët nuk mund ta zhvillojnë në mënyrë individuale. Duhet që shteti të rimendojë vizionin e vet”.
Një problem tjetër i cili qëndron përpara prodhuesve janë çmimet e ulëta blerëse. Por, fermeri është skeptik se kolegët e tij, më në veçanti në fushën e bujqësisë, do të marrin një çmim të drejtë për frutat dhe perimet e veta.
“Nuk është e udhës që të them se cili duhet të jetë çmimi, sepse bëhet fjalë për një mekanizëm tregtar. Por, derisa lejohet të importohen fruta dhe perime pa dokumente, kjo do të rastisë. Tepër e qartë është për të gjithë në sektorin e industrisë sesi importohet prodhimi, si ndërrohen etiketat dhe eksportohet si një mall bullgar. Por, njerëzit nga të cilët varet kjo, kanë interes të mos bëjnë asgjë rreth kësaj çështjeje dhe shteti i mbyll sytë për këtë”.
Del se, fermerët janë të përjashtuar nga masa përkrahëse 60/40, tek e cila shteti merr përsipër pjesën më të madhe nga rrogat bashkë me sigurimet. Është e dyshimtë dhe nëse, produkti i prodhuar prej tyre do të arrijë deri tek zinxhirët e mëdhenj tregtar - të cilët kohët e fundit qenë të detyruar të propozojnë produkte bullgare.
“Kjo masë nuk do të punojë ose do të jetë e vlefshme pjesërisht tek frutat dhe perimet - thekson Petër Petrov. Kur hyni në dyqan dhe blini domate, ju nuk shikoni se që ku vijnë ato. Derisa kur blini djathin ose kaçkavallin, shikoni markën. Por, nuk mundet që unë një javë të kem prodhim, kurse javën tjetër jo, pas kësaj përsëri të kem, sepse logjika tregtare nuk është e tillë për këto produkte. Nuk është e mundur dhe të lidhë marrëveshje vetëm me dyqanet lokale - duhet ose ti furnizoj të gjitha, ose të mos furnizoj asnjë.”
Sipas Petër Petrovit ndihma më e mirë, e cila mund të marrë industria, janë kreditë pa interes me periudha më të gjata gratis. Por ai nuk është optimist për të ardhmen e sektorit dhe thotë: “Sipas traditës së keqe bullgare do të shpëtojmë në mënyrë individuale”. Fermeri parashikon se, shitjet direkt do të shtohen dhe shumë njerëz do të fillojnë të kërkojnë produkte, të prodhuara afër vendeve të tyre të populluara. “Mendoj se njerëzit do të fillojnë ta shikojnë ushqimin në mënyrë më të përgjegjshme. Në këtë moment për ta çmimi është më i rëndësishëm dhe jo kaq cilësia e produkteve të përfshira primare”, përfundon ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, namfb.com
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..