Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Importi i krahut të punës nga jashtë mund të shpëtojë bujqësinë bullgare

Foto: BGNES

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi, i drejtoi fermerët dhe blegtorët përpara vështirësive, të cilat kërcënojnë mbijetesën e tyre. Fermerët gjithnjë e më vështirë organizojnë procesin e punës në fermat e tyre dhe vuajnë nga mungesa e burimeve financiare dhe e krahut të punës.  

Shoqata Kombëtare e Fermerëve të Rinj në Bullgari alarmon për problemet në sektor, duke nënvizuar se, shërimi dhe rivendosja nga kriza ka të ngjarë të zgjasë me vite, prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi me shtetin dhe me biznesin.

“Më e keqja është se akoma nuk mund të parashikohet se pikërisht cilat do të jenë problemet për ne - thotë Petër Petrov, kryetar i Bordit Drejtues i Shoqatës. Dhe me qenë se flukset financiare janë ndërprerë, është shumë e vështirë që fermerët - më në veçanti të rinjtë, të jenë të sigurt në realizimin e produktit të tyre dhe të mund të përballojnë shpenzimet e nevojshme si korrent, ujë, rroga, taksa dhe sigurime. Me të vërtetë që në fund të muajit maj priten të ardhura nga subvencionet, por kjo nuk është një zgjidhje. Nuk është e udhës që një industri të mbështetet nga subvencionet por të jetë me kosto efektive në vetvete.”

Petër Petrov rit lopë dhe dele në fermën e tij në fshatin Sëbotkovci në rrethin e qytetit Gabrovo me qëllim të shitjes së produkteve të qumështit. Përpara pandemisë i ka shitur produktet e veta në katër dyqane, kurse tani e ndan midis 15. Çmimi të cilin e paguan është humbja e kohës. “Nuk më vjen mirë që të ankohem , sepse kolegët e mi gjenden në gjendje mjaft më të vështirë”, shton ai.  

Mungesa e punonjësve  është një nga sfidat bazë e cila qëndron përpara fermerëve.  

“Nuk besoj se tanimë mund të gjenden punonjës në vend, të cilët të duan  të merren me blegtori dhe me bujqësi - është kategorik Petër Petrov. Zgjidhja e vetme është importi i krahut të punës ose nxënës të cilët të vijnë për tu mësuar, në shkolla të gjelbra, kështu që të zgjohet interesi i tyre ndaj profesionit. Por, kjo është çështje e një politike të gjatë , të cilën fermerët nuk mund ta zhvillojnë në mënyrë individuale. Duhet që shteti të rimendojë  vizionin e vet”.

Një problem tjetër i cili qëndron përpara prodhuesve janë çmimet e ulëta blerëse. Por, fermeri është skeptik se kolegët e tij, më në veçanti në fushën e bujqësisë, do të marrin një çmim të drejtë për frutat dhe perimet e veta.  

“Nuk është e udhës që të them se cili duhet të jetë çmimi, sepse bëhet fjalë për një mekanizëm tregtar. Por, derisa lejohet të importohen fruta dhe perime pa dokumente, kjo do të rastisë. Tepër e qartë është për të gjithë në sektorin e industrisë sesi importohet prodhimi, si  ndërrohen etiketat dhe eksportohet si një mall bullgar. Por, njerëzit nga të cilët varet kjo, kanë interes të mos bëjnë asgjë rreth kësaj çështjeje dhe shteti i mbyll sytë për këtë”.


Del se, fermerët janë të përjashtuar nga masa përkrahëse 60/40, tek e cila  shteti merr përsipër pjesën më të madhe nga rrogat bashkë me sigurimet. Është e dyshimtë dhe nëse, produkti i prodhuar prej tyre do të arrijë deri tek zinxhirët e mëdhenj tregtar - të cilët kohët e fundit qenë të detyruar të propozojnë produkte bullgare.  

“Kjo masë nuk do të punojë ose do të jetë e vlefshme pjesërisht tek frutat dhe perimet - thekson Petër Petrov. Kur hyni në dyqan dhe blini domate, ju nuk shikoni se që ku vijnë ato. Derisa kur blini djathin ose kaçkavallin, shikoni markën. Por, nuk mundet që unë një javë të kem prodhim, kurse javën tjetër jo, pas kësaj përsëri të kem, sepse logjika tregtare nuk është e tillë për këto produkte. Nuk është e mundur dhe të lidhë marrëveshje vetëm me dyqanet lokale - duhet ose ti furnizoj të gjitha, ose të mos furnizoj asnjë.”

Sipas Petër Petrovit ndihma më e mirë, e cila mund të marrë industria, janë kreditë pa interes me periudha më të gjata gratis. Por ai nuk është optimist për të ardhmen e sektorit dhe thotë: “Sipas traditës së keqe bullgare do të shpëtojmë në mënyrë individuale”. Fermeri parashikon se, shitjet direkt do të shtohen dhe shumë njerëz do të fillojnë të kërkojnë produkte, të prodhuara afër vendeve të tyre të populluara. “Mendoj se njerëzit do të fillojnë ta shikojnë ushqimin në mënyrë më të përgjegjshme. Në këtë moment për ta çmimi është më i rëndësishëm dhe jo kaq cilësia e produkteve të përfshira primare”, përfundon ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, namfb.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD