Gjatë testimeve për koronavirus në Bullgari është lokalizuar një vatër e Etheve Q në 3 fshatra në rajonin e qytetit Gabrovo, Bullgari Qendrore, njoftoi prof. Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar.
Sëmundja quhet gjithashtu Grip Ballkanik dhe simptomat e saj janë temperaturë e lartë, kollitje, probleme të frymëmarrjes, simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Të infektuarit me Ethet Q janë mbi 20 veta – mjekë veterinarë dhe personeli i tri fermave delesh dhe lopësh.
Ethet Q kalojnë nga kafshët tek njerëzit dhe zakonisht janë endemike dhe sezonale. Po të diagnostikohen në kohën e duhur, mjekimi i Etheve Q është i suksesshëm. Pas kalimit të sëmundjes organizmi fiton imunitet të përhershëm.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..