Duke respektuar të gjitha masat kundër epidemisë dhe kryesisht – distancën fizike dyert e veta i hapi Bibliotega e Krtyeqytetit. Kjo u bë në përputhje me urdhëresën e kryetares së bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, Vizituesit mund të marrin libra, por nuk kanë të drejtën të përdorin dhomat e leximit të bibliotekës.
Më 18 maj do të fillojë punë dhe Muzeu për Historinë e Sofjes, kurse Galeria e Kryeqytetit e Arteve Figurative – më 19 maj.
Bashkia, bashkë me partnerët e vet, do t’u ofrojë artistëve të Sofjes 20 skena në ambiente të hapura për shfaqje dhe koncerte. Për të garantuar distancën e detyrueshme fizike ngjarjet kulturore në to do të zhvillohen me më pak publik – do të përdoret një e treta prej vendeve (30% prej kapacitetit maksimal).
18 skena të përhershme apo mobile në të hapur ka në vende të ndryshme në Sofje, kurse shumë ngjarje kulturore do të organizohen pranë institucioneve kulturore, duke përdorur parqet pranë tyre.
Kopshti Zoologjik i Sofjes përsëri pret vizituesit e vet. Nga Kopshti Zoologjik u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë të gjitha masat e sigurisë. Rekomandojnë përdorimin e mjeteve të mbrojtjes personale (maska, doreza, dezinfektues etj). Distanca e detyrueshme mes vizituesve duhet të jetë të paktën 2,5m.
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..