I padyshimtë është kontributi i pyjeve për cilësinë e jetës së njerëzimit. Madje në Islandë u qe drejtuar apel njerëzve që ti përqafojnë pemët, që të mund të evitojnë në ndonjë farë mënyre izolimin të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Pyjet dhe zonat e pyllëzuara në Bashkimin Evropian janë me sipërfaqe 182 milionë hektarë, që përbën 5% nga të gjithat në botë. E para është Suedia me 30,5 milionë hektarë sipërfaqe me pyje. E ndjek Spanja me 27,6 milionë hektarë. Në polin tjetër është Malta me pyje prej mezi 1,1% nga territori i saj.
Sipas të dhënave të Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve sipërfaqja e përgjithshme e territoreve pyjore në Bullgari është 3,8 milionë hektarë, ose rreth 30% nga territori i vendit. Rreth 30 lloje pemësh japin pamjen e tyre. Pema më e vjetër në vendin tonë është një lis shekullor i cili është në moshën mbi 1600 vjet, por pemët shekullorë në Bullgari janë rreth 2300.
Nga Agjencia llogarisin rritje të sipërfaqes së përgjithshme të territoreve pyjore – që nga viti 1960 deri në vitin 2017 ato janë rritur me mbi 600 000 hektarë. Për këtë me siguri ka ndihmuar dhe fushata e pyllëzimit e Nikolla Rahnevit - Gorata.bg. Tanimë 8 vjet me radhë qëllimi i saj është mbjellja dhe pyllëzimi nga ana e vullnetarëve të rreth 1 milionë pemëve në vendin tonë. Pritet që ajo të përfundojë gjatë kësaj vjeshte, me qenë se deri në këtë moment ata janë tanimë 902 000.
“Mënyra më e lehtë që të kuptosh diçka në të vërtetë dhe në thellësi, është që ta përjetosh. Pas ngjarjeve tona njerëzit transformohen. Fëmijët, të cilët marrin pjesë në iniciativat tona për mbjelljen e pemëve ose rritjen e pemës “personale”, në të ardhme mund të bëhen motori i ndryshimit pozitiv.”
Sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë OKB-së çdo vit humbasin rreth 130 000 kilometra katrorë prej pyjeve botërore për shkak të shpyllëzimit. Njëkohësisht në botë ka mbi 1 miliardë hektarë territore me pyje të shkatërruara, të cilat mund të rivendosen.
Dijet e bullgarëve lidhur meçështjet mjedisore janë duke u rritur gjatë viteve të fundit, është tepër kategorik Nikolla Rahnev:
“Ky është një funksion i natyrshëm i faktit se, në botë vëmendja ndaj natyrës është duke u rritur. Mes shkaqeve për këtë janë ndryshimet klimatike, fatkeqësitë dhe madje pandemia e tanishme. Shoqëria jonë po zhvillohet dhe gjërat ndryshojnë si nga sasia ashtu dhe nga cilësia”.
Mbjellja e një peme i bën njerëzit më të përgjegjshëm ndaj botës, është kategorik Nikolla Rahnev. Me kalimin e kohës ata të cilët kanë dëshirë të përfshihen në fushatat e pyllëzimit bëhet më shumë. Ata nuk kanë një profil tipik -marrin pjesë njerëz të ndryshëm, por ajo e cila i lidh është se janë “njerëz të mirë”, thotë themeluesi dhe organizatori i iniciativës Gorata.bg:
“Njerëzit më të rinj janë më kureshtarë dhe kërkojnë dije më të shumta. Pjesëmarrësi ynë më i ri në fushatë është një bebe e cila është 9 ditëshe, kuptohet e shoqëruar nga dy prindërit e vet. Janë përfshirë dhe njerëz në moshën mbi 90 vjeç. Ata janë me origjinë të ndryshme, me status shoqëror dhe profesione të ndryshme.”
Pavarësisht se për Nikolla Rahnevin çdo një pemë e prerë është një fatkeqësi e madhe, ai medon se problemi më i madh ekologjik për Bullgarinë nuk është prerja e paligjshme e pemëve, por ndotja - e ajrit, e tokës, ndotja nga shtëpitë dhe nga industria. Sipas tij orët në shkollë kushtuara kësaj teme janë të pamjaftueshme.
“Në qoftë se tani përqendrohemi mbi edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, nxënësve dhe njerëzve të rinj dhe u japim atyre mundësi të fitojnë dije të lidhura me mbrojtjen e natyrës, pas disa dhjetëvjeçarëve ata do të mund të ndërtojnë një shoqëri, e cila do të zgjidhë të gjitha problemet, për të cilat ne sot nuk kemi përgjigje”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: gorata.bgUzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..