Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka lumturi në kohën e pandemisë?

Psikologu Kostadin Kushlev: Të falënderojmë për gjërat të cilat i kemi, në vend që të përqendrohemi mbi problemet

Pavarësisht se e lidhim shkencën e psikologjisë me shpirtin e plagosur e të lënduar, me frikën e ngulitur, ankthin dhe shqetësimin, mes studiuesve të saj takohen  dhe...kërkuesit e lumturisë.

Sipas Kostadin Kushlevit, i cili në rolin e asistent profesorit studion lumturinë në universitetin “ Georgetown” në Uashington, njerëzit e lumtur  kanë  marrëdhënie të mira me të tjerët, u bëjnë mirësi njerëzve dhe ndajnë kohë për veten e vet.“Lumturia nuk është kaq çështje mendimi, sesa është e lidhur me sjelljen”, pohon psikologu. Por, a mund të flasim për lumturi gjatë kohës së pandemisë, kur përbërësja më kryesore - jeta sociale, është e ulur deri në minimum?

Kjo situatë na jep mundësi të gjejmë mënyra të reja, me të cilat të mund të bëjmë veten tonë më të plotëvlefshëm dhe më të lumtur- përgjigjet eksperti. Një prej tyre është që të ndihmojmë të tjerët. Për shembull, në qoftë se kemi komshinj më të moshuar, mund t’u marrim diçka nga dyqani. Po kështu mund të dhurojmë para, që t’i ndihmojmë njerëzit, të cilët kanë humbur punën e tyre dhe nuk mund të përballojnë këtë situatë të vështirë.”

Kostadin Kushlevi kalon një fëmijëri të lumtur e të gëzuar në qytetin e bukur Madan, kurse kureshtja e tij e shpie përtej Oqeanit - “që të mund të shikojë gjëra të reja dhe mënyra të tjera të të menduarit”. Pasi përfundon psikologji dhe merr një doktoratë nga një universitet kanadez, ai prej 16 vjetëve jeton në Shtetet e Bashkuara, ku jep mësim, merret me shkencë dhe me arritjet e tij tërheq vëmendjen e mediave botërore. Aktualisht Kostadin Kushlev po studion faktin sesi pandemia ndikon mbi lumturinë tonë. Në këndvështrimin e tij qëndron ndikimi i teknologjive mbi sjelljen tonë sociale.

“Përdorimi i teknologjive është gjë e keqe për lumturinë - është kategorik ai. Më në veçanti në qoftë se i zëvendësojnë marrëdhëniet jo virtuale dhe na pengojnë të dalim  me shokët, sepse për shembull kemi kaluar 3-4 orë në Facebook. Por, në këtë moment, kur nuk kemi mundësi që të shikohemi me shumë njerëz, është me rëndësi të shënojmë se, teknologjitë ndikojnë pozitivisht mbi lumturinë.”

Që të ndihemi më të lumtur, shpesh u përkushtohemi kënaqësive të cilat na përmbushin me dyshime nëse kjo nuk e dëmton kuptimin e jetës sonë.

“Shumica mendojnë se kuptimplotësia dhe hedonizmi janë gjëra, të cilat nuk përzihen - thotë Kostadin Kushlev.Por, në fakt kur kemi një qëllim në jetë, ne ndihemi më të lumtur.

Duke u menduar sesi do të ndryshojë bota jonë personale pas pandemisë, ne gjithnjë e më shumë i humbasim forcat e rezistencës dhe i nënshtrohemi depresionit. A do të mund të evitojmë izolimin social, i cili na “stërviti” të shikojmë me armiqësi secilin, i cili ka kapërcyer perimetrin e sigurisë sonë të zhgënjyer?

“Në qoftë se çdo gjë na vjen pak e tepërt, mund të mbyllim sytë dhe në vazhdim të një minute të marrim frymë thellë, që të qetësojmë sistemin tonë nervor - këshillon psikologu. Gjëja tjetër është që në një ditar të shënojmë dhe të shkruajmë gjërat të cilat na sjellin lumturi dhe për të cilat ne jemi shumë mirënjohës. Është tepër normale që në këtë moment të fokusojmë veten mbi problemet, por është e mirë po kështu të ndajmë dhe nga disa minuta në javë, që të mund të mendojmë - ja tani, pavarësisht nga të gjitha gjërat e këqija të cilat po na ndodhin, unë kam një familje dhe shokë të cilët më përkrahin, nuk kam humbur punën time e kështu me radhë.Secili prej nesh mund të gjejë gjëra, për të cilat të falënderojë dhe kjo ta ndihmojë për ta shikuar objektivisht të gjithë situatën, në vend që të përqendrohet vetëm mbi problemet”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD