Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme epidemike që nga ora 00:00 (orë bullgare) e datës 14 maj 2020 deri në 14 qershor të vitit 2020
Ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev përfitoi nga amendamentet në Ligjin për Shëndetin dhe parashtroi propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, propozim ky i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave.
Motivi kryesor është mungesa e ndryshimit të rreptë në zhvillimin e sëmundjes. “Mendojmë se duhet të vazhdojë aplikimi i masave të deritanishme. Në bazë të vlerësimit të bërë nga inspektori shtetëror i shëndetësisë dr. Angell Kunçev për zhvillimin e sëmundjes në Bullgari dhe në botë qeveria mendon se bëhet fjalë për një situatë të rëndë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me shëndetin publik dhe ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve bullgarë”, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë.
Një sërë masash mbeten në fuqi edhe pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme
Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 maj në fuqi mbeten një pjesë prej masave për kufizimin e përhapjes së Covid-19.
Këto janë kërkesat për mbajtjen e maskave në transportin urban dhe në të mbyllur. Në rast mosrespektimi të këtyre masave gjoba është nga 300 deri në 1000 leva ose 153 – 511 euro.
Mbetet kërkesa që njerëzit në moshë nën 60 vjeç të mos shkojnë në treg nga ora 08.30 deri në orën 10.30. Ky diapazon është për njerëzit e moshuar.
Të infektuarit me Covid-19 si dhe ata që mbërrijnë në Bullgari nga vende ku ka koronavirus, vihen nën karantinë të detyrueshme.
Ministrja e Punëve të Jashtme këshillon që të mos planifikohen udhëtime jashtë Evropës
Në një intervistë për “Nova Televizia” Ministrja e Punëve të Jashtme këshilloi që të mos planifikohen udhëtime jashtë Evropës.
Deri në fund të majit do të mbetet karantina e detyrueshme 14 ditore për të gjithë që mbërrijnë në Bullgari, pavarësisht nga cili vend vijnë.
Pas 15 qershorit ka të ngjarë që kjo masë të hiqet për shtetet me risk më të ulët. Zaharieva, bashkë me Ministrin e Transportit Rosen Zheljazkov, ngulin këmbë që avio-kompanitë të shpallin në sajtet e veta rregullat për hyrje në shtetin pritës.
Afro 500 janë të shëruarit nga Covid-19 në Bullgari
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rastet e ripohuara të Covid-19 në Bullgari janë 2069. Pacientët e shëruar nga koronavirusi janë 499. Të vdekurit janë 96.
Presidenti i dorëzon Gjykatës Kushtetuese masat e reja kundër Covid-19
Presidenti Rumen Radev nënshkroi amendamentet dhe shtojcat në Ligjin për Shëndetin. Kreu i Shtetit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për disa prej tyre.
Mungesa e planit nga ana e qeverisë çoi në miratimin e amendamenteve në momentin e fundit me dispozita të paqarta dhe kontradiktore, komentoi Kreu i Shtetit.
Që të mos ndërpritet përkrahja sociale dhe ekonomike ndaj qytetarëve dhe biznesit të prekur në kushtet e krizës, papunësisë në rritje dhe humbjes së të ardhurave, Presidenti nënshkroi urdhër për zbatimin e ligjit, thuhet në deklaratën e Institucionit.
Maturantët do të përmbyllin vitin solemnisht
Kryeministri Bojko Borisov kërkon hartimin e kërkesave kundër epidemisë për përmbylljen solemne të vitit shkollor për maturantët. Me këtë detyrë janë ngarkuar ministrat e shëndetësisë Kirill Ananiev dhe të arsimit Krasimir Vëllçev.
Vendimi për këtë ishte marrë pas takimit të Borisovit me dy maturante , të cilat në një letër drejtuar kryeministrit kërkuan të përmbyllin shkollimin e tyre me ceremoni përshëndetësi dhe lamtumirëse në oborrin e shkollës.
Në fillim të vitit buxheti shtetëror ende nuk është prekur nga kriza
Në fund të marsit teprica buxhetore është 700 mijë euro. Kriza do të ndikojë negativisht buxhetin, por kjo do të behet e dukshme në analizat e ardhshme. Këtë e komentuan nga qeveria pas kontrollimit të gjendjes së buxhetit shtetëror në fillim të vitit 2020. Në fund të marsit rezerva fiskale është mbi 5 mlrd. euro.
Priten efektet negative të pandemisë, si zgjatja e afateve për mbledhjen e taksave korporative dhe rënia e qarkullimit ekonomik. Këto parametra buxhetore do të bëhen të qarta gjatë tremujoreve të dytë dhe të tretë.
“Nuk parashikojmë kufizimin e pagimeve të lidhura me projektet e mëdha infrastrukturore, sepse në këtë mënyrë stimulojmë investimet”, komentoi Kryeministri Bojko Borisov.
Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin parashikon tkurrje të ekonomisë bullgare
Ekonomia bullgare do të tkurret me 5 për qind gjatë vitit 2020. Këtë e parashikon Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin. Ka mundësi që gjatë vitit 2021 të shënohet rimëkëmbje, por gjithçka varet nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 dhe dinamika e përhapjes së infektimit, mendojnë nga banka. Sipas saj më të prekur nga kriza janë shërbimet, tregtia me pakicë dhe turizmi.
Rënie e konsiderueshme e eksportit gjatë marsit
Nga janari deri në mars 2020 eksporti bullgar shënon ulje 1,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Mallrat e eksportuara janë me vlerë 7 mlrd euro, njoftoi statistika kombëtare. Më e madhe është tkurrja gjatë marsit – 8,8%, kur vlera e eksportit është 2.244 mlrd euro.
Importi i mallrave në tremujorin e parë të këtij viti gjithashtu është ulur 1,1% në krahasim me të njëjtin tremujor të 2019-ës. Gjatë marsit 2020 eksporti i përbashkët i mallrave është ulur 6.3% dhe ka arritur shumën prej 2,56 mlrd eurosh. Bilanci i tregtisë së jashtme për tremujorin e parë të këtij viti është negativ me 747 mln euro.
“Eurostat” shpalli se gjatë marsit 2020 prodhimi i industrisë në Bullgari është tkurrur 5.1% në krahasim me shkurtin. Prodhimi industrial në BE gjatë marsit në bazë mujore është ulur 10,4%.
Nuk ndryshojnë normat e interesit të depozitave dhe kredive
Normat e interesit të depozitave dhe kredive nuk do të ndryshojnë, prognozon Asociacioni i Bankave Tregtare. Në krahasim me vitin 2019 regjistrohet rënie në normat e interesit. Kreditë për shtëpi për familjet tashmë janë me interes 3%, kurse depozitat – 0,02%.
Për tri muajt e parë të vitit 2020 më aktive në marrjen е kredive janë ekonomitë familjare. Vazhdon tendenca për rënie të kredive të këqija dhe për rritje të vlerës së depozitave.
Aktivet e bankave tregtare janë 58,8 mlrd. euro. Ekonomitë familjare mbajnë në baka depozita me vlerë 41.86 mrld euro. Në bazë vjetore rritja është 8,2%, informoi Banka Popullore Bullgare.
Në Sofje hapin dyer institucionet kulturore dhe Kopshti Zoologjik
Biblioteka e Kryeqytetit dhe Kopshti Zoologjik hapin dyer më 14 maj. Artistët në Sofje do të disponojnë 20 skena për shfaqje në të hapur. Po shqyrtohet edhe ideja për organizimin e kinemave në të hapur, vuri në dukje Bashkia e Kryeqytetit.
Çdo hotel duhet të disponojë dhoma izolimi
Ministria e Turizmit publikoi një projekt për punën e lokaleve dhe hoteleve pas gjendjes së jashtëzakonshme. Masat janë miratuar nga Ministrja e Turizmit Angelina Angellkova dhe Ministria e Shëndetësisë.
Në objekte duhet të ketë distancë fizike prej 1.5 metrash mes njerëzve. Nuk lejohet grupimi i vizituesve në lobby-hapësirat dhe korridoret e hoteleve. Prania e dezinfektuesve është e detyrueshme, si për mysafirët e hotelit, ashtu dhe për nëpunësit. Ashensorët do të përdoren nga një numër i kufizuar vetash.
Turistët mund të ushqehen në hapësirat e hapura të lokaleve. Nuk lejohet vetëshërbimi dhe kontakti direkt i mysafirëve me ushqimin.
Pishinat do të funksionojnë pa pajisjet për SPA dhe argëtime.
Më 15 maj hapen tempujt myslimanë në Bullgari
Kryemyftiu Mustafa Haxhi dha urdhër për hapjen e tempujve islamikë pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ata do të hapin dyert më 1 maj, ditën e premte, me lutjen xhuma namaz. Para dhe pas lutjes tempujt do të dezinfektohen. Rekomandohet që të përdoret dezinfektues në vend të larjes rituale. Predikimet duhet të jenë maksimalisht të shkurtra. Nuk lejohet hyrja në xhami pa maska mbrojtëse. Mes besimtarëve duhet të ketë distancë prej 1.5 metrash. Njerëzit me sëmundje kronike dhe nga grupet e rrezikuara nuk duhet të vizitojnë xhamitë, vë në dukje Kryemyftiu. Nuk rekomandohet shtrëngimi i duarve dhe përqafimi pas namazit. Rekomandohet që lutja festive e Bajramit të jetë në të hapur.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme” i Radio Bullgarisë
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..