Mbi 50 manastire të njohura dhe jo aq të njohura, kisha,xhami, sinagoge dhe vende të tjera të shenjta në territorin e qarqeve Dobriç (të Bullgarisë) dhe Konstanca (të Rumanisë) presin turistët.
Itinerari turistik, i cili kalon përmes të gjitha këto objekte është përpunuar në bazë të projektit të Institutit Evropian për Turizëm Kulturor “Evrika” në qytetin e Dobriçit dhe të fondacionit humanitar “Clopot” në Konstancë. Përkrahja financiare për të është ofruar nga Programi për zhvillim transkufitar "Interreg V-A Rumania - Bullgaria".
Për të vizituar të gjitha vendet e parashikuara në këtë itinerar turistët mund të përdorin aplikacion mobil falas. Projekti parashikon dhe shëtitje me jahtë buzë bregdetit bullgar dhe atë rumun.
Po të ketë interes mund të organizohen itinerare etnografike dhe dasma.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..