Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari, Plovdiv, do të zhvillohet një studim epidemiologjik për Covid-19. Në të do të analizohen mostrat e 1000 personave të zgjedhur rastësisht, informoi për BNR prof. Mariana Murxheva, rektorja e Universitetit të Mjekësisë në Plovdiv.
Analizat laboratorike do të fillojnë javën e ardhshme, kurse rezultatet do të jenë gati në qershor. Sipas profesoreshës Murxheva studimi mund të japë informacion për përgjigjen imunitare të organizmit tek grupmoshat e ndryshme dhe grupet e rrezikuara.
“Është e mundshme të ketë njerëz, të cilët pasi e hasin virusin të mos ndërtojnë imunitet dhe të mos gjejmë tek ta përgjigje imunitare. Njerëzit e tillë zakonisht janë me deficit imunitar apo me sëmundje autoimunitare” – shpjegoi prof. Murxheva. Sipas saj studimi mund të përdoret si përfaqësues për vendin tonë.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..