Me ngritjen solemne të flamurit të Evropës para institucionit të Presidentit Bullgaria shënon Ditën e Evropës – 9 maj. Më herët sot Kreu i Shtetit Rumen Radev dhe Nënpresidentja Iliaja Jotova vunë kurore para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me rastin e përvjetorit të 75 të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Në këto kohëra të vështira duhet të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe jo të vendosim vija ndarëse, të cilat nuk janë në interes të Evropës, nënvizoi Presidenti dhe shtoi se në krizë është me rëndësi të kërkojmë atë që na bashkon, kështu qe të mund të dalim nga ajo më të fortë, të bashkuar dhe të përgjegjshëm.
Në Ditën e Evropës mund të krenohemi se jemi pjesë e bashkimit më demokratik në planet, vuri në dukje në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. “Bullgaria nuk është vetëm konsumatore e privilegjeve dhe e fondeve evropiane, ne e ruajmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe marrim pjesë në vendimmarrjen për sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin e kontinentit tonë – vë në dukje ai, ndërsa me rastin e përvjetorit të Fitores kundër nazizmit ai bëri thirrje “për të mbajtur mend viktimat e kësaj lufte dhe mësimet e historisë.”Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..