Burgu social, në të cilin për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme u mbyll jeta jonë, nxori në pah frika primitive. Mes tyre, frika më e fortë është ajo nga vdekja.
Duke dalë jashtë, ne tanimë nuk shikojmë pamje të njohura - njerëzit e ulur mbi stolat në park, njerëzit të cilët pinë kafe nëpër lokalet e hapura janë më pak se sa më parë, të rinjtë të cilët kalojnë me skuter pothuajse mungojnë. Përveç kësaj në ajër vërtitet një kërcënim i padukshëm me emrin e panjohur Covid-19. E gjithë kjo atmosferë zgjon tek ne frikët tona kryesore dhe primitive, mendon psikoterapeutja Detelina Stamenova.
“Një rol të madh mbase do të ketë fakti sesa kohë do të zgjasë situata e pandemisë, sa veta do të infektohen dhe sa prej tyre do të kenë pasoja më serioze nga sëmundja - thotë specialistja përpara Radios Kombëtare Bullgare. - Por, nuk mendoj se kjo do të çojë deri në një largim grandioz dhe një distancë sociale, sepse që të gjithë ne do të mund të avancojmë me përqafimet dhe afërsinë - të shpresojmë në një kohë sa më të afërt. Prapë së prapi të mos të harrojmë se qëndrimi dhe ndenja në shtëpi është me qëllim të mund të lehtësojmë sistemin shëndetësor, që të mund të ketë më pak njerëz të vdekur”.
Sipas Antoaneta Hristovës nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe të Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave njerëzit shfaqin arsye të shëndosh sa i përket kësaj sesi e llogarisin rrezikun të infektohen me koronavirusin. Që të mund të përballojnë situatën, pjesa më e madhe prej tyre përdorin të ashtuquajturin optimizëm naiv, tregon një studim i sjelljes dhe i orientimeve në kohën e epidemisë.
“Nga njëra anë vlerësohet fakti se ne jemi në periudhë të infektimit - thotë psikologja Antoaneta Hristova përpara Stacionit Regjional të Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Vidin. - Sa i përket shqetësimit, psikika jonë tregon një shkallë të lartë të mobilizimit dhe ka vënë në veprim të gjitha mekanizmat e ndërgjegjes, që të mund ta pranojmë ditën tonë të përditshme të tillë siç është- e ndryshme, me stereotipa të ndryshuar. E pamë se, shumë nga gjërat të cilat i kemi vlerësuar në të kaluarën, nuk na duhen më ,kurse çdo një ndryshim i tillë i ngjashëm më i thellë është një stres shumë serioz për psikikën.”
Për stresinzakonisht ka shkaqe konkrete. Milena Borisova nga qyteti Vidin më tepër ka frikë sesi do të mbijetojë, pa punuar.
“Mbeta pa para dhe u regjistrova në bursën e të papunëve - thotë ajo. - 12 veta jemi të hequr nga puna nga firma, sepse shefi ynë nuk është dakord me skemën 60:40. Burri im po kështu nuk punon, as që nuk kemi dhe para të vëna mënjanë. Është një situatë e tmerrshme.”
Ivajllo Aleksandrov nga qyteti Llom e konsideron veten si një optimist, pavarësisht se gjendet në leje të detyruar. Nga ana psikike ai e përballon shumë mirë situatën duke ushtruar hobin e tij – punimin e lëkurave.
“Kur je vetëm në shtëpi dhe vazhdimisht vërtitesh nëpër apartamentin e vogël, mund te biesh në depresion - thekson ai. Mediat e shtojnë frikën. Duhet të flitet, por në mënyrë më të matur, sepse asnjë nuk e di sesi të reagojë në këtë situatë. Ky është një shok për të gjithë botën. “
Në këtë moment po përjetojmë diçka, e cila mund më tepër të përcaktohet si një melankoli, mendon akoma Detelina Stamenova. Ne vuajmë për jetën tonë, të tillë siç ka qenë vetëm përpara disa javëve të numëruara - tanimë nuk mund të shkojmë aty ku duam, nuk mund të bëjmë plane. “Kjo pasiguri, të cilën e ndiejnë njerëzit është për shkak të tundjes së themeleve të shoqërisë, e cila ka ndryshuar vetëm për ditë të numëruara”, shton psikoterapeutja.
Detelina Stamenova këshillon që të kthehemi drejt kohës pas pandemisë së madhe të gripit, e cila ka vërshuar në fund të Luftës së Parë Botërore. “Duke parë sesi njerëzit përsëri kanë qëndruar nëpër kafe, pavarësisht nga viktimat e shumta, sesi përsëri kanë shkruar libra, sesi përsëri kanë pikturuar piktura - e gjithë kjo më jep bindje, se do të vijë normalizimi”, bën konkluzion ajo.
Përpiloi: Diana Cankova (sipas materialeve të Aleksandra Ilievës-Radio Sofja dhe Jordanka Petrova - BNR-Vidin)
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BTA
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..