Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të përdorë përvojën e Sllovenisë për të ringjallur turizmin

Rumen Radev (majtas) dhe Borut Pahor në Slloveni
Foto: BTA-arkiv

Masat në Bullgari dhe Slloveni për kapërcimin e pasojave ekonomike dhe sociale nga koronavirusi diskutuan në bisedë telefonike presidentët e dy shteteve Rumen Radev dhe Borut Pahor. Pas kalimit të tronditjes së parë psikologjike për shkak të shpërndarjes së koronavirusit në Evropë në rendin e ditës del përkrahja reale e ekonomisë dhe kufizimi i papunësisë, kanë vënë në dukje bashkëbiseduesit.

Borut Pahor ka thënë se në përkrahje të turizmit të vet Sllovenia po përgatit marrëveshje për heqjen e karantinës për turistët nga vendet fqinje, në të cilat është regjistruar rinie e rasteve të të infektuarve me Covid-19.  

Bullgaria mund të përdorë këtë përvojë për ringjalljen e turizmit të vet, i cili përbën një pjesë e konsiderueshme prej Produktit të Brendshëm Bruto. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD