Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19në Bulgari: Dita e 59-të

Foto: BGNES

55% prej bullgarëve përkrahin masat kundër Covid-19

Frika e njerëzve nga virusi i ri vazhdon të ulet. Masat kundër koronavirusit sipas të anketuarve  nga agjencia “Gallup International” janë të mjaftueshme (kështu mendojnë 55% prej tyre). Vazhdojnë shqetësimet e lidhura me të ardhurat, por ato nuk janë aq intensive. Sipas 32% prej bullgarëve masat e qeverisë janë të tepruara (këtu ka rritje 15%). 56% prej të anketuarve mendojnë se Covid-19 është i rrezikshëm, por jo më i rrezikshëm se një grip me simptoma të rënda. Bullgarët vazhdojnë të pranojnë pozitivisht veprimet e autoriteteve. Përkrahja për punën e kryeministrit Bojko Borisov është 55%, kurse 46% mendojnë se masat ekonomike dhe ndihma shtetërore për ekonominë dhe bizneset janë të pamjaftueshme.

Bullgarët përsëri mund të udhëtojnë lirisht brenda vendit

Me urdhëresë të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 më 6 maj hiqen postblloqet në hyrjet dhe daljet e qyteteve të mëdha.

Me të njëjtën urdhëresë janë anuluar dhe masat më të ashpra për hyrje dhe dalje nga kryeqyteti i Sofjes.

Kështu shoferët tashmë nuk do të duhet të deklarojnë arsyet për udhëtimin e tyre midis qyteteve bullgare. Kjo ishte pjesë e masave të ndërmarra për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të lidhur me kundërvënien e Covid-19.

15 raste të reja të regjistruara me Covid-19

1704 janë rastet e konfirmuara të koronavirusit në Bullgari, njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e sëmundjes. Më 5 maj janë konfirmuar 15 të infektuar të rinj. 316 janë të hospitalizuarit, 39 prej tyre ndodhen në reparte dhe klinika të mjekimit intensiv. 182 janë nëpunësit mjekësorë të infektuar. Të shëruarit janë 342. Viktimat e sëmundjes deri tani janë 80. Në spitalin në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) ka vdekur një pacient 80-vjeçar. Në qytetin Sevlievo (Bullgari Veriore) gjithashtu ka vdekur një burrë 61-vjeçar. Të dy pacientët kanë pasur sëmundje të rënda shoqëruese.

Viti shkollor do të përfundojë në mjedis elektronik

Viti shkollor do të përfundojë në mjedis elektronik. Nxënësit do të kthehen në shkollë vetëm për provimet më të rëndësishme pas klasës së 7-të dhe për provimet e maturës shtetërore. Në organizimin e provimeve do të respektohet distanca e domosdoshme fizike dhe dezinfektimi. Këtë e tha në një brifing ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. 1qershor dhe 3 qershor janë datat e maturave. Provimet për nxënësit e klasës së 7-të do të zhvillohen më 15 dhe 17 qershor. Gjatë verës do të punohet me nxënësit të cilët nuk u përfshin në mënyrë efektive në mësimdhënien elektronike.Nuk do të ketë probleme për maturantët të cilët aplikojnë në shkollat e larta në vend dhe jashtë shtetit, është i bindur ministri.

Koalicioni qeverisës shpalli masa për rimëkëmbjen pas krizës

Të gjitha të drejtat që janë në fuqi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbeten në akoma 2 muaj pas datës 13 maj. Për inkurajimin e turizmit parashikohen kuponë, për ata që i paguajnë sigurimet. Këtë e shpalli lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, Valeri Simeonov, pas mbledhjes së koalicionit qeverisës. Çadrat dhe karriget në plazh do të jenë falas. Qeveria do të vazhdojë ndërtimin е shpejtuar të objekteve infrastrukturore.Zgjaten deri më 15 qershor punimet e ndërtimit në bregdetin bullgar. Në bujqësi parashikohen investime në rritjen e perimeve dhe frutave.Për rivendosjen e kampionatit futbollistik në vend do të ndiqet modeli i liberalizimit në vendet e BE-së.

Mosmarrëveshje në koalicionin qeverisës për shkak të TVSH-së

Partitë në pushtet nuk arritën marrëveshje për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në sektorët e turizmit dhe restoranteve. Sipas partisë më të madhe në koalicion nuk ka arsye për uljen e TVSH-së në kushtet e krizës, sepse buxheti nuk mund të përballojë atë. “Ne kemi premtuar para zgjedhjeve se nuk do të ndryshojmë tatimet”, tha Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.  “Në programin e qeverisë nuk ishte parashikuar dhe koronavirusi”, ishte argumenti i zëvendësministrit tjetër nga partia VMRO Krasimir Karakaçanov. Ai tha se në se opinioni i specialistëve nuk është pozitiv, masa nuk do të pranohet.

Sindikatët shpallën të dhëna për shkurtimet në ndërmarrjet

Në të paktën 12 ndërmarrje të mëdha dhe të mesme të industrisë së përpunimit dhe të lehtë ka shkurtime të nëpunësve, sipas të dhënave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. 96 ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme me më se 48 mijë punëtorë janë të prekura nga kriza me Covid-19. Përveç turizmit janë të prekura përpunimi i drurit, transporti urban dhe ndërurban, industria e lehtë. Problemet kanë të bëjnë me porosi dhe pagesa të pezulluara dhe pezullime në tregjet ndërkombëtare. 

Kriza shkatërroi tregtinë e automjeteve

Shitjet e automjeteve të reja gjatë prillit shënon rënie 73% - këtë e tregojnë të dhënat e Policisë Rrugore. Gjatë prillit janë blerë 1079 makina të reja, duke pasur parasysh se numri i tyre gjatë të njëjtit muaji një vit më parë ka qenë 4021. Tek makinat e vjetra rënia është 60%. Rënia tek kamionët mbi 12 tonë është 91% dhe kontratat e tilla janë vetëm 63. Janë blerë 54% më pak automjete të vjetra.

Wizz Air planifikon fluturime nga Vjena deri në Burgas

Që nga korriku Wizz Air do të hap linjën e re Burgas-Vjenë. Biletat tashmë shiten. Fluturime do të ketë çdo të hënë dhe çdo të premte. Nisja nga Vjena do të jetë në orën 18,15, kurse nga Burgasi – më 21,45.  Për shkak të koronavirusit të gjithë pasagjerët do të jenë të detyruar të mbajnë maska, kurse personali i avionit – maska dhe doreza. Avionët do të dezinfektohen pas secilit fluturim, kurse dezinfektim të plotë do të ketë çdo natë. Çdo pasagjer do të marrë pecetë dezinfektuese para se të hyjë në avion. Nuk do të ketë revista në bordin e avionëve dhe udhëtarët duhet të kryejnë të gjitha pagimet pa kontakt. Pasagjerët do të jenë të detyruar të respektojnë masat për distancën fizike. 

Hotele ofrojnë pushim falas për mjekët e vijës së parë në luftimin e Covid-19

Tre ditë pushim falas në qytetin balnear Velingrad për 3 600 veta – mjekë dhe police e linjës së pare në luftimin e koronavirusit - kjo është dhurata e Shoqatës së Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve “Velingrad dhe Rodopet Perëndimore”. Nga shoqata theksuan se ata njerëz e meritojnë këtë vëmendje sepse të gjithë ne u jemi atyre borxhlinj. 

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi i lajmeve 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD