Kryeministri Bojko Borisov do të ndihmojë klubin profesional të futbollit “Levski”, por vetëm pas ndërrimit të pronarit të tij, bëri të ditur Ministri i sportit Krasen Karlev. Me letër dërguar kryeministrit tifozët “blu” kanë kërkuar leje për financimin e klubit sportiv nga sponsori i deritanishëm, apo lëshimin e kredisë nga ana e shtetit me qëllim që të evitohet falimentimi.
Deri tani skuadra “Levski” financohej nga kompanitë e biznesmenit Vasill Bozhkov, i cili po i fshihet drejtësisë bullgare në Dubai.
Ministri i sportit deklaroi gjithashtu se kampionati kombëtar i futbollit mund të vazhdojë më 5 apo 12 qershor në kushtet e respektimit të masave të posaçme kundër epidemisë dhe pa publik.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..