Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Ushtarak Kombëtar prezanton evente të shumta virtuale më 6 maj

Pavarësisht nga ndryshimet e shumta të datës, në të cilën është shënuar gjatë viteve, Dita e Trimërisë dhe festa e Ushtrisë Bullgare asnjëherë nuk e humbet madhështinë, solemnitetin dhe dinjitetin e vet. Mirënjohja dhe respekti i bullgarëve ndaj ushtarëve mbeten dhe sot, kurse shkëndijat dhe lotët në sytë e njerëzve gjatë kohës së paradës tradicionale ushtarake më 6 maj, e ripohojnë këtë çdo vit.

Në lidhje me masat kundër epidemisë së COVID 19, tani parada nuk do të zhvillohet. I mbyllur mbetet edhe një objekt tjetër, të cilin banuesit dhe miqtë e Sofjes e vizitojnë me kënaqësi të madhe në këtë ditë festive – Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake. Ata të cilët kanë dëshirë të përjetojnë çaste nga e kaluara e lavdishme të ushtrisë bullgare, prapë së prapi do të mund ta bëjnë këtë në mënyrë virtuale. Muzeu do ta befasojë publikun e vet me një program të posaçëm në internet, në sajtin: http://www.militarymuseum.bg në gjuhën angleze, si dhe në rrjetin social https://www.facebook.com/NationalMuseumOfMilitaryHistory.

Një nga theksat në të është ekspozita emocionuese, për të cilën na tregon Dejana Kostova – drejtoresha e sektorit “Marketing, marrëdhënie me publikun dhe veprimtaria ndërkombëtare” në muze:

“Tema e parë të cilën e prezantojmë online është “Për Ushtrinë Bullgare – me nder” dhe i kushtohet historisë dhe traditave me të cilat shënohet Festa e Ushtrisë Bullgare. Imazhe të shumta dhe informacion të larmishëm tregojnë për zhvillimin që nga viti 1885 deri në kohën më të re”– sqaron Kostova dhe shton se data e festës është ndryshuar shumë herë gjatë viteve:


“Janë përfshirë një mori fotografish, ku më e hershmja prej tyre paraqet Paradën e fitores në luftën Serbo-Bullgare, përpara katedrales “Shën Mbreti”( sot “Shën e Diela”) në Sofje, në fund të muajit nëntor 1885. Kjo paradë ve fillimin e traditës të festohet më 27 nëntor dita e fitores e Ushtrisë Bullgare në betejat në Slivnica, si një ditë e lavdisë ushtarake. Kjo është një festë, e cila deri në periudhën e Luftës së Parë Botërore festohet paralelisht me 23 prillin (data analogjike e 6 majit sipas kalendarit julian) si një festë, të  në cilën festohen lavdia, trimëria dhe fitoret. Tregojmë fotografi dhe nga paradat, të cilat pavarësisht dhe në kushte luftarake, nuk pushojnë dhe në kohën e luftërave në periudhën 1912-1918, si dhe gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Shumë kureshtare janë  fotografitë dhe nga vitet e 30-të, kur si Ditë e trimërisë dhe të fitoreve, 6 maji tanimë është shpallur për një festë luftarake të ushtrisë dhe realizohen paradat më madhështore. Ekspozita nuk do të ishte e plotë, në qoftë se në të nuk kishte foto nga paradat pas vitit 1993, kur me dekret të Këshillit të Ministrave 6 maji ishte shpallur për Ditën e Trimërisë dhe Festën e Ushtrisë Bullgare, siç e shënojmë dhe sot. 

Çdo vit, miq të posaçëm dhe më të dëshiruar të muzeut ushtarak dhe historik janë fëmijët. Për ta është nisma tjetër, e cila zbulon historinë e dekoratës ushtarake “Për trimëri”. Ajo është krijuar me një dekret të veçantë të princit Aleksandër I Batenberg. Në shkelje të vendimit të Kongresit të Berlinit nga vera e vitit 1878, që e ndalon Bullgarinë të ketë çmime të larta nderi shtetërore, çmimi bëhet pjesë e dallimeve shtetërore.  

Nuk janë harruar dhe ata, për të cilët më interesantja është ekspozita e jashtme e muzeut, e cila përfshin një sërë makinash ushtarake, të cilat kanë qenë në armatim gjatë viteve. Ata do të kenë mundësi të hedhin një vështrim mbi to nga shtëpitë e veta, në sajë të fotografive në 360 gradë, të cilat do t’i zbulojnë në faqet e muzeut.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto dhe video: @NationalMuseumOfMilitaryHistory



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD