Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Gjergji Fitimprurësi na mëson të jemi të ndërgjegjshëm dhe të luftojmë kundër frikës

Foto: BGNES

Sot festojmë Ditën e Shën Gjergji Fitimprurësit, por ky është shkas të shikojmë në vetveten – me sa e mbrojmë besimin tonë, me sa jemi vetëmohues në emrin e parimeve tona, me sa jemi të guximshëm që t’i deklarojmë me zë të lartë. A kemi nevojë për takim me vetveten?

Një ushtar i ri e ka fituar perandorin romak Dioklecian – jo me armë, por me flijim, duke e sakrifikuar jetën e vet në emrin e Zotit. Në shikim të parë Shën Gjergji ka pasur gjithçka për të cilën synojmë sot – pozita të mira në shoqëri, post i lartë, respekt, pasuri. Megjithatë ai i ka hedhur poshtë në emrin e së vërtetës për Krishtin e ringjallur, i cili është pararendësi i rrugës, drejtësisë dhe dashurisë.

“Vetëflijimi është çelësi magjik, i cili na hap derën – thotë dr. Zllatina Karavëllçeva nga Qendra për Iniciativat Arsimore “Dveri”. – Nuk është sekret se sot kemi qëllim të arrijmë sa më shumë me një çmim sa më të ulët. Por në qoftë se nuk besojmë në kauzën tonë dhe në sakrificën tonë ne nuk mund të arrijmë asgjë dhe këtë e ripohon jeta e çdo një shenjtori. Atëherë gjithçka do të jetë pa kuptim, në qoftë se njeriu nuk e ndien dhimbjen e sakrificës në emrin e idealit të vet.

Shën Gjergji e ka pasur takimin e vet personal me Zotin, prandaj e ka mbrojtur në një mënyrë kaq kategorike të vërtetën, duke i duruar të gjitha torturat. Në ditët e sotme njeriu nuk mendon se Zoti kërkon nga ne një sakrificë të tillë, por të paktën mund t’ia bëjmë vetes pyetjen për se meriton të dalim nga zona e rehatisë.

“Çdonjëri prej nesh ndien dhimbje për ndonjë padrejtësi – vazhdon Zllatina Karavëllçeva. – Në qoftë se ka diçka që na rëndon kaq shumë në ndërgjegje, atëherë nuk është mirë të heshtim. Në qoftë se rreth nesh ka padrejtësi, ndërgjegjja jonë e shtypur shndërrohet në një bombë me plasje të vonuar dhe ajo herët ose vonë do të shpërthejë brenda nesh. Prandaj përfundimi kryesor që mund të bëjmë është të mos e shtypin ndërgjegjen tonë, por të gjejmë fuqi, që ta fitojmë frikën. “

E vërteta është se ne shpeshherë kemi frikë për t’u dhënë dorë atyre, të cilët vuajnë padrejtësisht. Preferojmë të indinjohemi në rrjetet sociale në vend që të ndihmojmë, gjë për të cilën nganjëherë kërkohen jo pak përpjekje dhe guxim.

“Kur shoqëria nuk jeton në kohëra kritike, atëherë njerëzit zhyten në problemet e tyre prozaike – thotë Zllatina Karavëllçeva. – Epidemia e sotme është një sprovë për njerëzimin dhe nga sjellja jonë në këtë situatë të vështirë shihen fitoret tona të vogla që i kemi pasur në kohën e qetë. Dhe në qoftë se ne nuk jemi heronj në jetën tonë të përditshme, në qoftë se nuk i kemi arritur fitoret tona të vogla në betejën me vetveten, me egoizmin tonë, nuk do të mund të dalim fitues në betejën e madhe të jetës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD