Korrespondentja e BNR-së në Stara Zagora njoftoi se kanë filluar shkurtime të personelit në uzinën për prodhim armësh “Arsenal” në Kazanllëk. Në fund të muajit të kaluar ndërmarrja informoi Zyrën e Punësimit në Kazanllëk se do të çlirojë nga puna 2000 veta. Si shkak kryesor udhëheqja tregoi kufizimin e porosive për shkak të situatës së paparashikuar në tregjet ndërkombëtare muajit e fundit.
Në një intervistë për BNR drejtori ekzekutiv i “Arsenal”-it Nikollaj Ibushev përgënjeshtroi informacionin për shkurtime të personelit, duke deklaruar se nuk do të ketë të tilla deri në fund të muajit maj. Ai shpjegoi se para një muaji planifikoheshin shkurtime, por situata ndryshoi. “Ka punë për të gjithë 8000 nëpunësit në ndërmarrje”, vuri në dukje Ibushev.Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..
Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Murgjit e Dalai Lamës mbërritën më 6 korrik në Burgas. Delegacioni nga Fondacioni i Kulturës Himalaja përfshin Lobsang Phuntsok - kryetar, tre murgj..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet..