Korrespondentja e BNR-së në Stara Zagora njoftoi se kanë filluar shkurtime të personelit në uzinën për prodhim armësh “Arsenal” në Kazanllëk. Në fund të muajit të kaluar ndërmarrja informoi Zyrën e Punësimit në Kazanllëk se do të çlirojë nga puna 2000 veta. Si shkak kryesor udhëheqja tregoi kufizimin e porosive për shkak të situatës së paparashikuar në tregjet ndërkombëtare muajit e fundit.
Në një intervistë për BNR drejtori ekzekutiv i “Arsenal”-it Nikollaj Ibushev përgënjeshtroi informacionin për shkurtime të personelit, duke deklaruar se nuk do të ketë të tilla deri në fund të muajit maj. Ai shpjegoi se para një muaji planifikoheshin shkurtime, por situata ndryshoi. “Ka punë për të gjithë 8000 nëpunësit në ndërmarrje”, vuri në dukje Ibushev.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..