Tenisti i kombëtares së Bullgarisë për Kupën “Dejvis” dhe ATP Cup Adrian Andreev regjistroi fitoren e vet më të rëndësishme te meshkujt. Në turneun demonstrative International Tennis Series në Bradëntën të shtetit Florida, bullgari 18 vjeçar mundi gjermanin Dominik Koepfer dhe regjistroi suksesin e pare mbi një tenist nga top 100 i klasifikimit ATP. Para kësaj bullgari mundi tenistin Nikolas Mehija nga Kolumbia me 4:2, 4:0 dhe amerikanin Majkëll Redlicki me 4:1, 4:1. Ndeshja e ardhshme e bullgarit është kundër amerikanin Evën King.
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..