Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 51-të

Foto: BTA

Shtabi për luftimin e Covid-19 ka rezerva sa i përket lehtësimit të masave kundër Covid-19
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjen. Mutafçijksi shpalli rezervat e veta sa u përket ideve për dobësimin e masave të ndërmarra për kufizimin e përhapjes së Covid-19 dhe paralajmëroi se duhet të mendohet për pasojat e një veprimi të tillë. Argumentet e Shtabit janë të arsyeshme: pas Festës së Dafinave në Bullgari filloi rritja e dukshme e numrit të të infektuarve. Dobësimi i masave do të çojë në përhapje të infeksionit, por jeta nuk mund të ndalojë. Prandaj në se situata e kërkon këtë autoritetet duhet të aplikojnë përsëri kufizime që të mund të ulet niveli i përhapjes së sëmundjes, komentoi gjenerali.
1363 janë rastet e regjistruara me Covid-19
1363 janë rastet e regjistruara me Covid-19 në Bullgari sipas të dhënave të Shtabit Operativ Kombëtar për koronavirusin. Më 27 prill janë konfirmuar 15 raste të reja. 301 janë pacientët e hospitalizuar, 39 prej të cilëve ndodhen në reparte të mjekimit intensiv. 147 janë nëpunësit mjekësorë të prekur nga virusi i ri. 684 prej të konfirmuarve janë burrë, 679 janë gra. Të vdekurit me diagnozë koronavirus janë 58, dy prej të cilëve kanë vdekur në 24 orët e fundit. Ata janë një grua 77-vjeçare dhe një burrë 72-vjeçar, të cilët ndodheshin në spitalin e qytetit Vidin (Bullgari Veriperëndimore). Pacientët e shëruar janë 206.
Hiqet ndalesa për fluturime deri në Britaninë e Madhe
Drejtoria e përgjithshme “Administrata e Aviacionit Civil” hoqi ndalesën për fluturime nga dhe deri në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut. Nga Ambasada e Bullgarisë në Londër këshillojnë qytetarët, fluturimet e të cilëve ishin anuluar apo janë planifikuar për ditët e ardhshme të kontaktojnë drejtpërsëdrejti me kompanitë përkatëse ajrore. 
Testim në masë për koronavirus në qytetin Plovdiv
Inspektori kombëtar i shëndetit publik dr. Angell Kunçev bëri të ditur se deri në fund të kësaj jave në qytetin e dytë për nga madhësia në Bullgari Plovdiv do të fillojë një studim, i cili përfshin zhvillimin e testeve në masë për Covid-19.  Metodika e studimit parashikon selektim të rastësishëm të njerëzve, por do të përfshijë grupe të ndryshme sociale, grupmoshe të ndryshme dhe lagjet me nivel më të lartë dhe më të ulët të përhapjes së virusit, shpjegoi Kunçevi.
Hapet një linjë “e nxehtë” telefonike për ndihmë psikologjike në kushtet e Covid-19
Akademia Mjekësore-Ushtarake bëri të ditur se nga dita e martë – 28 prill, specialistë nga Klinika “Psikiatria dhe psikologjia ushtarake” do të japin konsultime falas në linjën “e nxehtë” telefonike 02/ 92 26 190  nga ora 09.00 deri në orën 13.30.Konsultimet do të jenë lidhur me marrjen e vendimeve në situatën e tanishme sa i përket punës, familjes, financave, shëndetit, dhënies së përkrahjes psikologjike për përballimin e emocioneve të forta, si frikë, pafuqi, indinjatë etj. për shkak të pandemisë së Covid-19.
Presidenti insiston për transparencë në harxhimin e mjeteve për luftimin e Covid-19
Presidenti Rumen Radev ngul këmbë për regjistër publik për evidentimin e mjeteve të harxhuara për luftimin e koronavirusit. Kjo për arsye se për përballimin e krizës ndahen mjete publike, gjë që do të çojë deri në marrjen e një kredie të madhe. Kreu i shtetit kërkon gjithashtu që sipas modelit të shteteve të tjera të BE-së të mos jepet ndihmë kompanitë offshore.
Do të paguajnë pensionet bullgare edhe jashtë shtetit dhe pa deklaratën “Jeta”
Instituti Kombëtar i Sigurimeve do të paguajë pensionet bullgare jashtë shtetit dhe në rastet kur njerëzit nuk kanë paraqitur ashtuquajturën deklaratë “Jeta”, bëri të ditur institucioni. Për shkak të krizës me Covid-19 të gjitha afatet administrative janë anuluar. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në një afat 14-ditor njerëzit do të duhet të paraqesin deklaratat e tyre me certifikim institucional. Aplikacionet mund të paraqiten në postën elektronike të Institutit noi@nssi.bg.
Dhjetë parqe në Sofje janë hapur për shëtitje
Pasi inspektoi “Parkun Jugor” në Sofje, i cili që nga sot është i hapur për shëtitje për prindërit me fëmijët e tyre, gratë me barrë dhe për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ushnë sporte individuale, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova bëri thirrje për respektimin e rregullave gjatë shëtitjeve në 10 parqet e mëdha në kryeqytet, të cilat u hapën sot.Në qoftë se gjatë disa ditëve në vazhdim vizitat në parqe mbahen sipas rregullave, atëherë mund të mendojmë edhe për hapjen e malit Vitosha afër kryeqytetit, tha gjithashtu Jordanka Fandëkova dhe rikujtoi se sipas ekspertëve ende nuk ka arsye për lehtësimin e masave kundërepidemike. E njëjta është situata në shumicën e qyteteve të mëdha bullgare. 
Bullgaria dhe Shqipëria janë me vdekshmërinë më të ulët nga koronavirusi në Evropë
Bullgaria dhe Shqipëria janë me vdekshmëri më të ulët nga Covid-19 në mbarë Evropën. Shkalla e vdekshmërisë është përkatësisht 8 dhe 9 raste në 1 milion shtetas, njoftoi ATSH. Agjencia i referohet një buletini të grupit ndërdisiplinor “Në ndjekje të pandemisë” pranë Akademisë Shqiptare të Shkencave ku tregohet sesi pandemia Covid-19 është zhvilluar në vende të ndryshme të globit. Të dhënat tregojnë se vdekshmëria nga koronavirusi në Evropën Perëndimore është disa herë më e lartë në krahasim me Evropën Lindore dhe Ballkanin. 
Wizz Air nuk do të rifillojë fluturimet deri në Varnë më 1 maj
Duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Varnë kompania më e madhe ajrore me tarifa të ulëta Wizz Air tha se nuk do të rifillojë fluturimet nga 1 maji nga aeroporti i qytetit bregdetar bullgar Varnë deri në Itali, Spanjë dhe Britaninë e Madhe. Kjo do të ndodhë kur autoritetet shëndetësore vendore dhe ndërkombëtare do të lejojnë këtë, theksohet në përgjigjen e kompanisë. Bashkia e qytetit të Varnës komentoi, se fluturimet nuk rekomandohen sepse në shumë vende të Evropës epidemia akoma 
U shpall rendi i hyrjes së punonjësve sezonalë bullgarë në Gjermani
Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare” bëri të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, bashkë me Policinë Federale, kanë vendosur një procedurë të hyrjes së punonjësve sezonalë bullgarë në Gjermani.Në përputhje me procedurën punonjësit sezonalë mund të hyjnë në territorin e Gjermanisë vetëm përmes aeroporteve ndërkombëtare Hamburg, Berlin-Schоеnefeld, Lajpcig, Dyzeldorf, Frankfurt-Hahn, Karlsruhe / Baden-Baden, Nyrëmbergu. Hyrja përmes kufirit detar, ose tokësor nga shtetet fqinje të Gjermanisë është ndaluar.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova dhe ekipi i lajmeve



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD