“Akoma sot (26 prill) do të ndryshojmë urdhëresën për parqet e mbyllura. Secili kryetar bashkie do të vendosë se kur do ta fillojë ta zbatojë”, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë kohës së një eksperimenti për hapjen e parqeve.
Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova shtoi se parqet e Sofjes do të jenë të hapura që nga e hëna – 27 prill. Nga 9.30 deri më 18.30 në parqe do të mund të shëtitin prindërit me fëmijët e vegjël. Së bashku do të mund të lëvizen jo më shumë se 2 të rritur. Para dhe pas këtyre orëve në park do të mund të hyjnë njerëzit me qen dhe ata që ushtrojnë sporte.
Borisovi shtoi se ndoshta gjendja e jashtëzakonshme nuk do të hiqet para 13 majit. “Qëllimi ynë kryesor është të mos krijojmë presion suplementar mbi punonjësit mjekësorë”, tha kryeministri.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..