Në vitet të adoleshencës ajo vendosi shenja për fatin e vet në mënyrë që ai ta shpieatë pikërisht atje ku vetë ajo dëshiron.
Si ndihesh kur dritat papritmas fiken dhe çdo ditë vjedhin nga liria jote? “Përdor imagjinatën time” – është përgjigja e shkurtër e aktores dhe modeles Neli Çunçukova. Karriera e saj është një stuhi emocionesh të lidhura me podiumet e kryeqyteteve botërore të modës. Në sheshin e xhirimeve partnerët e saj kanë qenë yjet më të mëdhenj të Holivudit. Vajza nga serialet me shpirt temperament dhe shikim që sjell ftohtësi sot si secili prej nesh qëndron në shtëpi mes katër mureve dhe lexon mësimet e kohës për durim, mendim, kujdes dhe dashuri për të afërmin.
“Unë jam një njeri shumë pozitiv dhe gjithmonë përpiqem t’i shikoj gjërat nga ana pozitive, si mundësi – pohon ajo. – Në të njëjtën kohë vazhdoj të punoj mbi projektet dhe realizimin e ëndrrave të mi – pavarësisht se është në distance bëj çdo gjë të mundshme në këtë situate. Për shembull ditët e fundit përfundova montimin e filmit tim të pare me metrazh të shkurtër dhe tani do ta dërgoj në festivale të ndryshme bullgare dhe të huaja. Përveç kësaj këndoj, kërcej, zhvilloj talentet që i kam, sepse çdo një aftësi suplementare është një plus në aktrim. Nuk humbas kohën time, nuk mërzitem dhe gjithmonë gjej diçka të re për të bërë”.
Neli ka shkelur për herë të parë në sheshin e xhirimit si statiste dhe së shpejti ka marrë rolet e para të vogla në filma bullgare dhe të huaja. Kontrata me një agjenci të shquar të modës e ka çuar në skaje të ndryshme të botës – ka bërë defile për marka të famshme në Milano, Paris, Dubaj, Kinë, Indi. Por kurrë nuk ka harruar ato hapat e para para kamerës së xhirimit, për shkak të të cilave ka frekuentuar një kurs të mjeshtërisë së aktorit në Itali. Dhe kështu me dhurim priste momentin e saj të lavdisë.
Kur ka qenë adoleshente dhoma e saj ka qenë plot me postere të aktores Milla Jovoviç, kurse disa vite më vonë fati i ka ofruar dhuratë të papritur – të luajë skenat në shpinë të Millës si dublante në filmin “Hellboy”. “Me Milla Jovoviç përngjajmë shumë me njëra tjetrën me këtë se të dy jemi shumë të buzëqeshur dhe sillemi në mënyrë miqësore me të tjerët”, i kujtohet Nelis për një nga momentet e lumtura në karrierën e vet. Ka qenë në sheshin e xhirimit dhe me Sylvester Stallone, ku ka luajtur rolin e një vajze meksikane të mbajtur peng në filmin “Rambo V: gjaku i fundit”.
Aktualisht aktorja është emocionuar për shkak të filmit të vet të parë me metrazh të shkurtër.
“Kam shumë ide për filma dhe mënyra më e lehtë për të filluar në këtë fushë ishte filmi me metrazh të shkurtër – tregon aktorja. “Më vizato” është një histori dashurie, në të cilën heroina ka karakter si unë – e pasionuar, e zjarrtë, dëshiron gjithçka tani dhe menjëherë. Derisa personazhi tjetër (aktori Martin Taskov) është një muzikant introvert, i cili përjeton gjithçka në mënyrë të thellë, preferon hapat e ngadalta dhe të qeta. Mesazhi i filmit është se njeriu nuk duhet të sabotojë veten e tij kur jeta i ofron mundësi për lumturi dhe sukses. Sepse zakonisht njerëzit vetë pengojmë zhvillimin e tyre për arsye të ndryshme – frikë nga dështimi, mendimi i huaj, paragjykimet. Ideja tjetër e filmit është se duhet të mësohemi të kuptojmë njeriun pranë nesh dhe të mos kërkojmë nga ai që të jetë si ne”
Nelit i pëlqejnë rolet e vajzave të këqija – të tilla janë rolet e saj në serialet “Jeta e vjedhur” dhe “Rruga e nderit”:
“Imazhet e këqija janë më interesante për një aktor – thotë ajo. – Një sfidë e vërtetë është që të provokosh publikun të fillojë të pëlqejë heroin negativ. Dhe diçka tjetër është me rëndësi për mua – preferoj të përqendroj të keqen që e kam në veten time në art dhe të mos e tregoj në jetën reale. Mendoj se arti është shumë i dobishëm nga kjo pikëpamje.”
Ndoshta dikur ajo do të luajë rolet e saj të ëndërruara, por në këto ditë ëndrra e saj është shumë e vogël – të shëtisë si zakonisht në park dhe të ndiejë aromën e freskët të pranverës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personalPër shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..