Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e të ardhurave për 53.5% prej ndërmarrjeve bullgare gjatë muajit mars

Foto: BGNES

Një studim i Institutit Kombëtar të Statistikave për efektin e gjendjes së jashtëzakonshme mbi ekonomi tregon se gjatë muajit mars 53.5% e ndërmarrjeve në Bullgari kanë pasur të ardhura më të ulëta nga shitjet e realizuara. 36.3% nuk konstatojnë ndryshim, ndërsa 9.5% kanë rritje të të ardhurave.

Në sferën e kulturës, sportit, argëtimeve dhe meremetimit të pajisjeve shtëpiake kanë pësuar humbje gjithsej 70,6%, në industri - 52.9%, në ndërtim - 51.2%, ndërsa në sektorin „Tregtia, transporti dhe shërbimi i restoranteve“ - 56.3%.

80.6% e ndërmarrjeve të anketuara jofinanciare prognozojnë se do ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe gjatë muajit në vijim, 15.4% kanë deklaruar se do ta ndërpresin përkohshëm, ndërsa 2% shënojnë se do ta ndërpresin përfundimisht.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoqëria është e ndarë për kundërvënien e ndryshimeve klimatike

Gjysma e bullgarëve e konsiderojnë përshtatjen me klimën një përparësi kombëtare, sipas një studimi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). 96% e të anketuarve janë të mendimit se është e rëndësishme që vendi të përshtatet me ndryshimin e klimës, por..

botuar më 24-11-12 9.32.PD

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2024

Ditën e martë pjesa më e madhe e vendit do të mbetet kryesisht me vranësira. Në Bullgarinë Veriore dhe Lindore do të ketë reshje shiu, të përziera me borë në disa rajone. Do të jetë pothuajse pa reshje shiu dhe me më shumë orë dielli në rajonet..

botuar më 24-11-11 7.35.MD
Bojko Borisov

Borisov propozoi një koalicion të katërfishtë

Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të formohet pa "DPS - Fillimi i Ri" të Peevskit, pa "Aleancën për të Drejta dhe Liri" të Doganit, pa..

rinovuar më 24-11-11 6.36.MD