Jeta kulturore gjatë epidemisë u zhvendos në hapësirën virtuale. Si adaptohen konsumatorët bullgarë të argëtimeve dhe vetë aktorët në kushtet e reja?
“Për ne të gjitha gjërat që i përjetojmë sot janë të reja dhe të ndryshme. Një pjesë e njerëzve adaptohen shpejtë dhe pranojnë ndryshimet më lehtë, duke kërkuar zgjidhjet e veta. Ka dhe të tjerë, të cilët pranojnë ndryshimet si kufizime të imponuara dhe si mjerime” – thotë Nikollaj Todorov. Ai është pjesë e ekipit të festivalit të parë online, i cili do të zhvillohet në Bullgari nga 24 deri më 26 prill.
“Virusfest” lindi si një përgjigje në situatën e jashtëzakonshme në vend dhe ideja është të zëvendësojë në njëfarë mënyre ngjarjet e shtyra kulturore. Ai mund “si virus” të arrijë deri tek një publik më i madh – në Bullgari dhe jashtë vendit, “sepse adhuruesit e kulturës bashkëkohore bullgare dhe të artit tonë nuk ndodhen vetëm tek ne”.
Festivali është i pari i tillë në vend dhe qëllimi është të sigurojë veprimtari interesante për të gjithë. Janë përfshirë ngjarje të larmishme – koncerte, shfaqje, punishte artistike, demonstrime të kulinarisë, komedi “stand-up”, sport, turne turistike “live”. Janë parashikuar gjithashtu lexim të përrallave dhe programe arsimuese me mësime dhe leksione online për zhvillim personal dhe kulturë financiare.
„Përzierja e zhanreve është një nga provokimet. Kemi dhe surpriza të tjera dhe ide origjinale. Njerëzit, të cilët dëshirojnë ta kalojnë këtë fundjavë me “Virusfest” mund të vizitojnë , të shikojnë se çfarë ofrojmë dhe të krijojnë një program interesant për veten e tyre, për familjen dhe miqtë e vet.” – thotë Nikollaj Todorov.
Ndjekja e aktiviteteve live në hapësirën virtuale do të jetë e mundshme përmes kanalit të festivalit në Youtube apo në faqen e tij në Facebook. Përdorimi i këtyre mundësive do të jetë falës dhe sa më i lehtë – përdoruesit nuk do të duhet të regjistrohen apo të ofrojnë të dhënat e veta personale. Por do të ketë mundësi dhe për blerjen e biletave virtuale me qëllim përkrahjen e pjesëmarrësve.
„Energjia kreative, të cilën artistët do të mund ta demonstrojnë, do t’u japë njerëzve një pikëpamje krejt të ndryshme ndaj kësaj që po ndodh. Jeta nuk ndalet. Me këtë festival ne si organizatorë, bashkë me pjesëmarrësit dhe artistët do të tregojmë se impulsi krijues është më i fortë se të gjitha kufizimet”.
Nikollaj Todorov përshkruan festën dhe si një mundësi për artistët e ndryshëm “të dalin nga letargjia për shkak të situatës së pazakonshme”.
„Një pjesë e pjesëmarrësve ishin zgjedhur dhe ftuar paraprakisht sepse me ta kemi kontakte shumë të mira dhe të provuara gjatë viteve. Ata janë profesionistë të dëshmuar në fushën e tyre. Përveç kësaj u bëmë ftesë dhe të gjithë atyre që tregonin interes për pjesëmarrje. Kriteri për zgjedhjen e tyre ishte cilësia e produktit që ofrojnë. Tani numri i përbashkët i aktiviteteve është 50, pjesëmarrësit janë 60.
“Mendoj se alternativa, të cilën e ofrojmë do të mbetet dhe në të ardhmen një kanal i hapur për komunikim. Nuk dua që ai të bëhet kanali kryesor, sepse socializmi i njerëzve, komunikimi dhe shkëmbimi i ideve dhe energjive janë thelbësorë për njeriun. Unë jam optimist se së shpejti gjërat do të normalizohen, të paktën pjesërisht. Mesazhi im është se nuk duhet të lejojmë të na pushtojë energjia negative, sepse kjo nuk do të sjellë asgjë të mirë për ne”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: “Virusfest”Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..