Pas ndërprerjes parandaluese të punës së pazareve nga 17 deri më 19 prill 2020, të urdhëruar nga Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev, tregjet dhe pazaret në ambiente të hapura përsëri punojnë në mënyrë të zakonshme.
Tregtarët janë më pak se zakonisht, por sipas menaxherëve të pazareve pritet se gjatë ditëve të ardhshme numri i tyre do të bëhet më mi madh, si normalisht. Rregullat në këto hapësira për tregti mbeten të njëjtat – njerëzit duhet të respektojnë distancë fizike dhe të dezinfektojnë duart e tyre para hyrjes në pazar.
Pak njerëzve, të cilët janë pa maska sigurohen mjete të tilla për përdorim të njëhershëm. Sipas kërkesave të autoriteteve të shëndetësisë, menaxherët e pazareve duhet të sigurojnë dezinfektim katër herë në ditë.
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...