Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pazaret në Sofje përsëri punojnë

Foto: BTA

Pas ndërprerjes parandaluese të punës së pazareve nga 17 deri më 19 prill 2020, të urdhëruar nga Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev, tregjet dhe pazaret në ambiente të hapura përsëri punojnë në mënyrë të zakonshme.

Tregtarët janë më pak se zakonisht, por sipas menaxherëve të pazareve  pritet se gjatë ditëve të ardhshme numri i tyre do të bëhet më mi madh, si normalisht. Rregullat në këto hapësira për tregti mbeten të njëjtat – njerëzit duhet të respektojnë distancë fizike dhe të dezinfektojnë duart e tyre para hyrjes në pazar.

Pak njerëzve, të cilët janë pa maska sigurohen mjete të tilla për përdorim të njëhershëm. Sipas kërkesave të autoriteteve të shëndetësisë, menaxherët e pazareve duhet të sigurojnë dezinfektim katër herë në ditë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD