“Gëzuar Pashkët! Sot ne jemi thirrur për ta përballuar sfidën e vitit 2020, të kërkojmë rrugën më të drejtë dhe pajtimin për përballimin e pasojave afatgjata të krizës, jo duke provokuar ndjenjë faji, frikë dhe përçarje, por me përgjegjësinë e vetëdijshme dhe kujdesin për njerëzit pranë nesh, me përpjekje të bashkuara kundër rrezikut dhe me besim për të nesërmen. Le të jemi unikë jo vetëm në mbrojtjen e jetës së njerëzve, por edhe në mbrojtjen e dinjitetit dhe së ardhmes sonë” – bëri thirrje në Facebook Presidenti Rumen Radev.
Në përshëndetjen e vet ndaj bullgarëve përsëri në Facebook Kryeministri Bojko Borisov shkroi: “Tani është kohë për shpresë dhe besim të fortë” dhe bëri thirrje për unitet të popullit kundër pandemisë. Ai apeloi që bullgarët të bëjnë çmos, kështu qe pas vitesh të ndihen krenarë për vendimet e tyre.Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..