Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre, automjetet me regjim të posaçëm, si dhe ato që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”, shpjegoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov.Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..
Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..
Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës..