Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre, automjetet me regjim të posaçëm, si dhe ato që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”, shpjegoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov.“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..