Paralajmërimet e kryetares së Bashkimit Farmaceutik Bullgar Asena Stoimenova për pamjaftueshmëri të mundshme të ilaçeve në situatën e pandemisë nuk mund të konsiderohen “alarmi rremë”. Këtë e deklaruan nga Grupi Farmaceutik i BE-së duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare. Paralajmërimet në fjalë zonja Stoimenova drejtoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare dhe për Televizionin Kombëtar Bullgar. Për këtë paralajmërim prokuroria i ngriti asaj akuzë për futjen e frikës dhe panikut.
Në përgjigjen e Grupit Farmaceutik theksohet, se “Komisioni Evropian, Agjencia Evropiane e Ilaçeve, kompanitë farmaceutike evropiane, spitalet dhe shumë punonjës shëndetësor kanë treguar rrezikun e pamjaftueshmërisë së ilaçeve në situatën e pandemisë”.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..