Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mos harrojmë për higjienën personale dhe shëndetin gjatë kohës së festave

Foto: BTA

Madje pas kulmit të epidemisë së Covid-19, kur shumë njerëz tashmë do ta kenë kaluar sëmundjen dhe do të kemi imunitet kolektiv, akoma disa muaj me radhë do të duhet të respektojmë disa prej masave kundër epidemisë, do të duhet të jemi më të kujdesshëm kur përdorim transportin urban, kur vizitojmë dyqane dhe hapësira të tjera publike. Ky është mendimi i një nga specialistët prijës në fushën e imunologjisë dhe alergologjisë në Bullgari – akademik Bogdan Petrunov, i cili dha intervistë për BNR.

Në vigjiljen e Pashkëve ortodokse me diellin që na provokon të dalim jashtë, ju ofrojmë disa këshilla të dhëna nga ekspertët bullgarë posaçërisht për dëgjuesit dhe lexuesit të BNR-së. Ato do të na ndihmojnë në kushtet e pandemisë t’i mbajmë viruset larg, të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të afërmve.

Para disa ditësh në Bullgari ishte lëshuar urdhëresë, e cila na detyron të mbajmë maska deri më 26 prill gjithmonë kur ndodhemi në vende publike. Kjo është një masë e rëndësishme kundër përhapjes së sëmundjes, sepse më të rrezikshëm janë njerëzit, të cilët transmetojnë virusin pa pasur simptoma dhe pa ditur se janë mbartës të tij, shpjegoi docentja Rosica Vaçeva, e cila është kryetarja e Asociacionit Bullgar për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve Nozokomiale dhe shefja e Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virusologjisë pranë Spitalit Universitar “Mbretëresha Joana” në Sofje.

Docentja Vaçeva është kategorike se është mirë të mbajmë maska gjithmonë kur dalim jashtë shtëpisë – kur dalim në Pazar, kur udhëtojmë në autobus, kur shkojmë në dyqane apo farmaci, kur komunikojmë.

Mund të spërkatim pika të infektuara jo vetëm kur teshtijmë ose kollitemi, por edhe kur flasim. Dhe ato mund të thithen nga njeriu, i cili qëndron pranë, paralajmëron docentja Vaçeva, duke shpjeguar:


Gjithashtu duhet të dini se kur përdorni maskë, pasi e vendosni në fytyrë, nuk duhet të prekni anën e saj të jashtme. Nuk duhet ta hiqni kur flitni. Ajo është pa efekt kur qëndron në qafë. Kur dëshirojmë ta heqim atë, duhet të prekim vetëm llastikun apo lidhëset, me të cilat ajo fiksohet dhe duhet ta heqim në kosh në se është për përdorim të njëhershëm”.

Diçka tjetër, të cilën nuk duhet ta harrojmë është higjiena e duarve – t’i lajmë ato shpesh me sapun dhe t’i dezinfektojmë. Për të qenë sa më efektiv dezinfektuesi, e vendosim atë mbi duar të thata dhe pastaj e fërkojmë në vazhdim të 20-30 sekondash. Pastaj ato nuk fshihen dhe nuklahen, por lihen të thahen.

Por për t’u mbrojtur nga viruset – jo vetëm nga Covid-19, por nga të gjitha të tjerat, duhet të punojmë mbi forcimin e imunitetit tonë natyror. Dhe si mund ta arrijmë këtë? Ja çfarë përgjigjet akademiku Bogdan Petrunov:


Në vend të parë duhet të kujdesemi për pastërtinë e ajrit që thithim. Përveç kësaj me rëndësi është të ushtrojmë sporte, pavarësisht nga mosha, dhe të hamë ushqim cilësor – të larmishëm dheme vlera të plota. Në këtë periudhë, në të cilën po ndodhemi në asnjë mënyrë nuk duhet të ushqehemi sipas rregullave të vegjetarianëve apo veganëve, sepse në këtë mënyrë nuk do t’ju mjaftojnë aminoacidet  dhe proteinat cilësorë, kurse pikërisht ata hyjnë në përbërjen e antitrupave, të cilët janë aq të rëndësishëm për imunitetin”.

Kur njëherë i kuptojmë mirë këto këshilla dhe kur ato bëhen pjesë e ditës sonë të zakonshme, atëherë do të rritim dukshëm cilësinë e jetës sonë dhe më rrallë do t’u drejtohemi për ndihmë mjekëve.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BNR 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD