Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prindërit me leje të papaguar do të marrin ndihmë të njëhershme financiare

Foto: pixabay

Kur të dy prindërit ose prindër i vetmuar shfrytëzojnë leje të papaguar minimum 20 ditë dhe kur nuk marrin ndihma sociale dhe nuk kanë mundësi për leje të paguar do të kenë të drejtën e ndihmës së njëhershme në përmasë 375 leva, 192 euro.  Këtë e njoftoi ministrja e punës dhe e politikës sociale Denica Saçeva. Ajo tha se parashikohen 20 milion leva, 10 milion euro, të cilat do të arrijnë për 55 familje. Kriteri i të ardhurve është 610 leva në muaj për person të familjes, pra aq sa është rroga minimale. Aplikime mund të paraqiten nga 14 prilli. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 marsin 2025

Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..

botuar më 25-03-27 7.35.MD
Udhëheqësit e shumë vendeve u mblodhën në Paris për një forum kushtuar sigurisë së Ukrainës

Bullgaria propozon të jetë mikpritësja e një qendre shumëkombëshe të koordinimit detar

Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..

botuar më 25-03-27 6.16.MD

Punonjësit në uzinën ushtarake “Terem” dolën në protestë

Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..

botuar më 25-03-27 5.46.MD