Kur të dy prindërit ose prindër i vetmuar shfrytëzojnë leje të papaguar minimum 20 ditë dhe kur nuk marrin ndihma sociale dhe nuk kanë mundësi për leje të paguar do të kenë të drejtën e ndihmës së njëhershme në përmasë 375 leva, 192 euro. Këtë e njoftoi ministrja e punës dhe e politikës sociale Denica Saçeva. Ajo tha se parashikohen 20 milion leva, 10 milion euro, të cilat do të arrijnë për 55 familje. Kriteri i të ardhurve është 610 leva në muaj për person të familjes, pra aq sa është rroga minimale. Aplikime mund të paraqiten nga 14 prilli.
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..