Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E Shtuna e Ngjalljes së Llazarit është një festë e cila në kohë të vështirë mbush me shpresë

Foto: vratza.bg

Kurorë e vajzave të quajtura llazarki hedhur në lumë – kështu mund të ilustrojmë traditën e bukur pranverore bullgare Llazaruvane. Ky rit është karakteristik për ditën në të cilën kisha ortodokse kremton Ngjalljen e Llazarit. Kjo festë gjithnjë bie ditën e shtune ose ditën e tetë para Pashkëve. Çdo vit datat janë të ndryshme në varësi të festës së madhe të krishtere kushtuar Ngjalljes së Krishtit. Në të kaluarën këngët e vashave të quajtura llazarki kumbuan dhe oshtinin nëpër rrugët e vendbanimeve të mëdha dhe të vogla që nga herët në mëngjes. Të veshur me petka festive vashat llazarki rrethuan shtëpi më shtëpi dhe kënduan për shëndet, lumturi, bereqet. Që me agimin e diellit ato vajza thureshin kurora nga lule të njoma për të zbukuruar kokët. Kështu ato sikur sillnin në shtëpitë pranverën.


Në folklorin tradicional bullgar Dita e Ngjalljes së Llazarit lidhet me arat, kullotat, pyjet. Kjo është edhe dita e vajzave për të cilat riti vjen të tregojë se janë arritur moshën e martesës. Në të kaluarën besuan se një vashë e cila nuk ka qenë llazarka nuk mund të fejohet. Festa gjithnjë parapritej nga përgatitja e ethshme si nga vajzat llazarki të cilat mësuan këngët e ritit, ashtu edhe nga pronarët të cilët detyrimisht ndanin diçka për dhuratë të vashave.

Mirëpo, traditat e vjetra vështirë i rezistojnë ritmit dhe mënyrës së jetesës në ditët tona. Ka krahina ku riti është pak ose shumë i harruar ose thjeshtë nuk ka vajza të reja të cilat të bëhen llazarki. Për fat të mirë ka edhe rajone ku tradita edhe më sot është  e gjallë. Kjo zakonisht bëhet në vatrat e kulturës. Vjet riti llazaruvane në bashkinë e qytetit Vraça u prezantua në mënyrë krejt të re. Për të larmuar festën në sheshin e qytetit u mblodhën qindra banorë.

Mirëpo, sot për herë të parë si në qytetin Vraca, ashtu edhe kudo në Bullgari vajzat llazarki do të mbeten në shtëpi. Gjendja e jashtëzakonshmedhe masat kundër përhapjes së Covid-19 kërkojnë që njerëzit të mbeten të izoluar përderisa pandemia zhduket. Kohët e fundit jeta sikur u transferua në rrjetet e sociale dhe është e dukshme që edhe vashat llazarki do të rrethojnë shtëpitë në mënyrë virtuale. Rrjeti global është plotë fotografi të vajzave llazarki nga vitet e mëparshme.  Në qytetin Vraca shfletuan albumet plotë fotografi nga kremtimi i Ngjalljes së Llazarit vitin 2019. Me to do të sjellin një ndjenjë festive dhe do të bëjnë apelin “Mbeteni në shtëpi”.

“Vjet E Shtuna e Ngjalljes së Llazarit ishte pjesë e një programi të tërë lidhur me iniciativën të jemi bashkë – kujton Stella Dimitrova, shefe e departamentit në Bashkinë e qytetit Vraca. – Vjet me fëmijët e kopshteve, me ansamblin e fëmijëve në qytet, me koreografë, valltarë, muzikantë rikrijuam të gjitha ritet e lidhura me këtë ditë festive. Në shesh ku ishte shumë vasha llazarki u mblodhën fëmijë dhe prindër për të kremtuar bashkë Ngjalljen e Llazarit. Veshjet kombëtare popullore këngët tipike kushtuar festës emocionuan të gjithë.


Sivjet do të respektojmë ndalimin për dalje dhe do të festojmë në rrjetin internet duke kujtuar ngjarjet nga viti i kaluar. Do të respektojmë të gjitha masat. Edhe nuk do të zbukurojnë qytetin aq shumë siç e bëmë këtë vjet. Nuk dëshirojmë të provokojmë njerëzit për të dalin përjashta. Festa do të mbetet në shtëpi dhe në familje.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: vratza.bg dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD