Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Dita e Ngjalljes së Llazarit në këngët dhe ritet popullore

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

“Llazar, eja jashtë!” – sipas Ungjillit me ato fjalë Jisu Krisht kthehet te miku i tij dhe bën ringjalljen e tij çudibërëse. Një javë para Pashkës së Madhe dhe një ditë para Ditës së Dafinave kisha lavdëron Ringjalljen e Llazarit. Në folklorin bullgar kjo festë lidhet me pranverën si një periudhë simbol i ringjalljes së natyrës, simbol i rinisë dhe i fillimit të ri.

Llazare, a të vjen mirë, se vjen pranvera gazmore – e pyesin Llazarin mitik në disa këngë popullore karakteristike për festën. Në këngë të tjera përshkruhet ardhja e pranverës, kur çdo bisk nga toka mbin, dhe të gjitha lulet po çelen. Në këngën popullore në interpretim të këngëtares Galina Durmushlijska po lulëzojnë trëndafili i kuq dhe jargavani ngjyrë vjollce. Një nuse e re e ulur nën jargavanin lidh trëndafilin e bardhë dhe të kuq për kapuçin e fëmijës së vet.

СнимкаRiti me emrin Llazaruvane, karakteristik për Ditën e Ngjalljes së Llazarit, ka rëndësi të madhe për hyrjen e vajzave në moshën paramartesore. Konsiderohet se një vashë e cila nuk ka kryer këtë rit nuk do të martohet. Besohet gjithashtu se një vashë e tillë mund të vidhet nga dragoi dhe ai të martohet me të. Grupet e vajzave të quajtura llazarki rrethojnë tërë fshatin shtëpi më shtëpi. Ato i sjellin secilit shëndet dhe mirëqenie. Vajzat, koha e të cilave është të bëhen llazarki, mblidhen në mesin e Kreshmës së Madhe. Atëherë vajzat, që vjet ishin llazarki u transmetojnë atyre këngët speciale të ritit. Disa prej teksteve përbëjnë urime ndaj vet vajzave llazarki. Në këngët vajzat i premtojnë Llazarit se në se do të martohen vitin e ardhshëm atëherë do t’i japin atij dhurata më të mëdha.

СнимкаVajzat llazarki kanë këngë për çdo anëtar të familjes, për profesionet e ndryshme dhe për zanatet, edhe për lulishten e gocave dhe për trëndafilin nën të cilin vihen enën me unazat për urime Ditën e Dafinave. Në se në shtëpi ka ndonjë vajzë e pamartuar i urojnë asaj sa më shpejtë të bëhet nuse.

Më thanë, Llazare, se këtu ka një vajzë e bukur plotë joshje. Të dalë ajo që të shikojmë, a është e martuar, në se nuk është, të fejojmë Ditën e Pashkës së Madhe, të martojmë Ditën e Shën Gjergjit.

Në çdo shtëpi amviset u dhurojnë vajzave llazarki vezë dhe u japin para. Pak më vonë vajzat i ndajnë paratë midis njëra tjetrës, ndërsa vezët i ngjyrosin për Pashkën e Madhe.

СнимкаDuke bërë një rreth simbolik, vajzat llazarki kthehen aty nga ku kanë nisur. Gjatë tërë kohës këndojnë, vallëzojnë, bëjnë urime. Në se do të takojnë ndonjë udhëtar kanë këngë speciale edhe për të. Mbrëmjen ndahen, që të takohen herët në mëngjes ditën tjetër, pra Ditën e Dafinave, që të bëjnë edhe një rit tjetër të rëndësishëm paramartesor – kumiçene.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна