Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veterinerët kërkojnë dorëheqje për shkak të politikës veterinare

Paskall Zheljazkov
Foto: BGNES

Në një letër drejtuar Kryeministrit Bojko Borisov Bashkimi i Veterinerëve Bullgarë kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Bullgare të Sigurisë së Ushqimeve Paskall Zheljazkov dhe të Zv.ministrit të bujqësisë Janko Ivanov.

Sipas organizatës profesionale politika e Agjencisë Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve çon deri në asgjësimin e profesionit të mjekut veteriner në fushën e kafshëve pjellore. Veterinerët alarmojnë për vonesa sistematike të furnizimeve me vaksina dhe bioprodukte dhe prandaj shumë kafshë mbeten pa analiza dhe vaksina.

“Vaksinat furnizohen në kohën e duhur, ka vonesa vetëm në rastet kur prokurimet publike apelohen” – është përgjigja e Zheljazkovit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD