Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari insiston për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Popullor të marrë më 6 prill 2020, në të cilin thuhet se deputetët, ministrat dhe shefat e agjencive ekzekutive shtetërore duhet të dhurojnë pagat e veta në favor të luftës kundër koronavirusit.
Sipas Konfederatës me këtë vendim shkelen Kushtetuta dhe Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e ratifikuar në Bullgari, e cila ndalon kufizimin (pavarësisht nga mënyrat) të lirisë së të punësuarit të disponojë me pagën e fituar sipas vullnetit të vet të lirë. Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura nënvizojnë dhe ngarkesën e madhe në kushtet e krizës, të cilën e kanë në punën e tyre shefat e agjencive sociale dhe të punësimit, të inspektorateve të punës, të Institutit Kombëtar të Sigurimeve dhe agjencive tatimore.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..