Shtabi Operativ Kombëtar për Covid-19 njoftoi në orën 08.00, orë lokale, se brenda 24 orëve të fundit u zbuluan 16 raste të reja të sëmundjes nga 496 teste të realizuara. U hospitalizuan 6 veta. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve bëhet 581. Kështu më 8 prill rritja e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve në krahasim me ditën e mëparshme, 7 prill, është 2.8 për qind. Vetëm për krahasim më 7 prill rritja ishte 4.6 për qind në krahasim me 6 prillin. Nuk ka krahina të reja të prekura. Rastet e reja janë në qytetet Sofje – 11, Stara Zagora – 3, Kërxhali - 1, Pllovdiv – 1. Personeli i infektuar mjekësor është 32 veta, ose 5.5 për qind nga të gjithë të sëmurët. U shëruan 42 veta. Të vdekurit janë 23 ose 3.9 për qind me moshë mesatare 65 vjeç.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..