Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu. Të dy kanë shqyrtuar masat për përballimin e krizës së COVID-19. Tani për tani shkencëtarët izraelitë nuk kanë arritur të përpunojnë një test relativisht të shpejtë dhe të sigurt të diagnostikimit të sëmundjes. Aktualisht PCR testet janë mjeti i vetëm më i sigurt i konstatimit të koronavirusit. Izraeli bën përpjekje të mëdha që të sigurojë sasinë e domosdoshme të testeve. Po të kemi mundësi do t’i dërgojmë edhe Bullgarisë, ka premtuar Netanyahu. Bullgaria mund të prodhojë deri në 1 mln maska në javë. Pasi i kënaqim nevojat tona do të mund t’i ndihmojmë edhe shtetet e tjera, është përgjigjur nga ana e vet Borisovi.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..