Kriza me koronavirusitn në mbarë Evropën u bë shkak që shumë punëtorë sezonalë bullgarë të kthehen në atdhe. Mirëpo, duke qëndruar para mungesës së zgjedhjes, a do të pajtohen të punojnë në bujqësinë bullgare kundrejt pagave të ulëta?
Është e vështirë për t’i përgjigjur kësaj pyetjeje pas apelit të Komisionit Evropian punëtorët sezonalë në bujqësi “të arrijnë destinacionin e tyre pa vonesë”. Dhe pasi të punësuarit kanë detyra ndaj prodhimtarisë, ata kanë nevojë për garanci për kalimin e lirë të kufijve, mendojnë shtetet anëtare.
Sipas raportit vjetor të lëvizshmërisë së krahut të punës në BE-në, Bullgaria është ndër vendet të cilat kanë më shumë punëtorë në Evropë.
Bullgaria është një nga pesë shtetet donatore të krahut të punës në Evropë, bashkë me Rumaninë, Poloninë, Italinë dhe Portugalinë – tha para Radios Kombëtare Bullgare Atanaska Todorova, kryeeksperte në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. – Bullgarët janë krahu i preferuar i punës. Më shumë punëtorë sezonal bujqësorë bullgarë punojnë në Spanjë – 350 mijë, në Gjermani dhe në Angli ka 600 mijë punëtorë gjithsejtë. Bullgarë të punësuar në këtë sektor ka edhe në Francë, Itali, Greqi.”
Të gjitha vendet e lartpërmendura kanë nevojë për krahë të punës nga jashtë. Në rast të kundërt mbledhja e rendimenteve do të jetë nën pikëpyetje. Në se kufijtë hapen shanset që bashkatdhetarët tanë të mbeten të punojnë në serrat dhe fermat bullgare ulen.
“Çështja është se çfarë do të propozojnë punëdhënësit të cilët prej kohe flasin se nuk mjafton krahu i punës në bujqësi – komenton Svetlla Vasilleva, kryetare e Federatës së Sindikatave të Pavarura në bujqësi. – Ata duhet të sigurojnë jo vetëm kushte të shëndetshme dhe të sigurta të punës, por edhe paga të mira. Tani shpërblimi evropian për një orë pune në bujqësi është më i lartë – në Gjermani – 8.50 euro, në Belgjik – 9.80 euro, në Itali – 8.60 euro. Përderisa në Bullgari paguhet 1.90 euro për orë pune.
Edhe nëpunësit e sektorëve të tjerë të cilët humbën punën e tyre jo vetëm tek ne, por edhe jashtë shtetit përbejnë një mundësi për punësim në bujqësinë bullgare.
Bëhet fjalë për një grup të madh njerëzish të cilët do të çlirohen nga puna si rezultat i situatës së jashtëzakonshme në mbarë Evropën – thekson Svetlla Vasilleva. – Të gjithë ata do të kenë mundësi të punojnë në bujqësi, sepse në këtë sektor të punësuarit janë më pak.”
Përhapja e koronavirusit shton rrezikun për bujqësinë për shkak të paralizimit të punës së shumë fermave si në vendin tonë, ashtu edhe në Evropë. Kjo mund të vështirësojë sigurimin e produkteve për tregun e brendshëm dhe të jashtëm, thekson specialistja.
Redaktor: Diana Cankova (intervista e gazetares Marija Kostova nga “Horizont” i RKB)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..