Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve Frankofonë në Bullgari, Maria Dimitrova - Pichot komentoi për Radio Bullgarinë nga epiqendra e epidemisë në Paris.
Në fillim të 2020-ës askush në planet nuk e kishte menduar se viti i brishtë do të na sillte një sfidë kaq të rëndë. Gjatë shekujve njeriu ka përjetuar sëmundje të rënda si murtaja, lebra, kolera, lia dhe askush prej nesh nuk kishte menduar se një virus i ri mund të ndryshojë tërësisht të përditshmen tonë. Kur në Kinë alarmuan për këtë rrezik shumica e evropianëve bile nuk mendonin se rreziku do të kalonte kaq shpejtë dhe lehtë kufijtë. Koronavirusi u përhap në pothuaj të gjithë botën dhe madje skeptikët më të mëdhenj, të cilët në fillim e krahasonin sëmundjen me gripin sezonal, mbetën pa argumente. Kurse vendet, të cilat nuk dëshironin të pengonin zhvillimin e ekonomive të tyre, gjetën veten të papërgatitura për ashpërsinë e epidemisë.
Si Evropa i dhuron dështimet?
„Bota perëndimore nuk ka përjetuar kriza serioze kohët e fundit dhe reflekset e saj për rrezikun nuk funksionojnë siç duhet, - thotë gazetarja Maria Dimitrova - Pichot, e cila në vazhdim të shumë viteve ishte pjesë e ekipit të Radio Bullgarisë. Aktualsisht ajo i ndjek drejtpërsëdrejti ngjarjet në Francë.
"Shtetet e ndryshme evropiane kanë strategji të ndryshme për përballimin e epidemisë. Por të gjithat ishin të papërgatitura. Ndoshta më e përgatitur ishte Gjermania.Më kujtohet një shembull anekdotik se si para tri vjetësh Angela Merkel paralajmëroi gjermanët që të përgatitin në shtëpitë e tyre produkte të mjaftueshme për të përjetuar tre muaj dhe kjo ishte në lidhje me rrezikun për konflikt luftarak. Evropianët patën përvojë me infeksionet e koronavirusit si SARS, por këtë herë doli se janë plotësisht të papërgatitur dhe të varur nga Kina. Maskat për shembull prodhohen kryesisht në vendin aziatik, po kështu dhe aparaturat mjekësore dhe produktet e konsumit. Tani Franca planifikon të hapë një uzinë të madhe që në të kaluarën prodhonte maska mjekësore, por që ishte mbyllur për shkak të mungesës së rentabilitetit. Gjatë vizitës në të Presidenti Macron theksoi se shtetet evropiane duhet të ndërtojnë pavarësinë e tyre ekonomike në kuadrin e Bashkimit Evropian”
Dhe derisa statistika në Itali, Francë dhe Spanjë është e trishtueshme me shifra frikësuese të viktimave të epidemisë, Anglia, Holanda dhe Suedia refuzojnë të ndalojnë prodhimet e tyre dhe vendosin vetëm masa që kufizojnë kontaktet. Në seancën e Këshillit Evropian më 26 mars mospërputhjet në pozitat e Veriut dhe Jugut u bënë mjaftë të dukshme edhe sa u përket masave të përbashkëta për kapërcimin e krizës. Thirrjet e Kryeministrit spanjoll Pedro Sanches për solidaritet dhe për hartimin e planit të ri “Marshall” për rivendosjen e ekonomisë nuk u pranuan nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Finlanda.
Nga pikëpamja globale ekspertët e OKB-së prognozojnë se mbi 25 miliona veta në botë do të mbeten pa punë, por nuk ka parashikime për këtë sa njerëz do të mbijetojnë virusin, i cili deri tani mori jetën e 30 mijë evropianëve.
"Dhe këtu vjen pyetja e rëndësishme – sa mund të vazhdojnë kufizimet me qëllim izolimi dhe a mund të lihet ekonomia pa aparat frymëmarrjeje", thotë Maria Dimitrova-Pichot dhe shton: “Kriza me siguri do të jetë një goditje e fortë mbi tërë modelin e ekzistencës sonë”.
"Unë personalisht kam frikë për këtë se organizatat patriotike do të fitojnë shumë përkrahës dhe kjo do të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Njerëzit në Evropë janë të zemëruar sepse epidemia erdhi në një moment, në të cilin ishim të papërgatitur. Tani duhet të rimendojmë dhe të rivlerësojmë të gjitha gjërat e lidhura me pushtetin dhe mënyrën, në të cilën po funksionon bota. Vetë Macroni ka të ngjarë të largohet nga posti për shkak të krizës. Nga ana tjetër, Kina për një kohë të gjatë nuk ka ofruar informacion të saktë për përhapjen e koronavirusit, prandaj dhe bota nuk ishte paralajmëruar në kohën e duhur. Është normale dhe kjo se njerëzit nuk mendojnë mjaftë seriozisht për gjërat e këqija derisa ato nuk i prekin drejtpërsëdrejti. Shpresoj se të paktën do të rimendojmë vlerat tona. Shpresoj se njerëzimi do të dalë nga situata më i mençur”.
Sa i përket Bullgarisë gazetarja prognozon se njerëzit tek ne do ta përballojmë situatën në mënyrë më të suksesshme dhe përhapja e virusit do të jetë më e kufizuar.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaPolemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..