“Kjo është thjeshtë e shkëlqyer! Kjo muzikë kërkon virtuozë të vërtetë. Genova & Dimitrov janë ekzekutuesit më të përshtatshëm, të cilët i kanë krijuar këto incizime si një histori të vërtetë dashurie. Njeriu mund ta zbulojë këtë në çdo një tingull. Një interpretim shumëngjyrësh, të përmbushur me shumë imagjinatë, Emocione të shumta dhe kuptimplota, një teknikë e shkëlqyer prej pianisti. Niveli më i lartë i ekzekutimit!” - kështu thuhet në një nga jehonat e shumta të shkëlqyera në lidhje me albumin e ri të dyshes së pianistëve Genova & Dimitrov, të incizuar në sallën e madhe të radios në Këln WDR (Westdeutscher Rundfunk, Köln) dhe nga kompania e njohur CPO Records. Ai përmban të gjitha veprat për katër duar dhe për dy piano, të krijuar nga Sergjej Rachmaninovi. Siç nënvizojnë mediat e specializuara në Evropë, ky është integrali i parë i këtij lloji në përpjesëtim botëror. Ndërkaq i përmbushur me emocione dhe me fines prej artisti, të cilat janë të natyrshme për të dy ekzekutuesit.
“Rrënjët e këtij projekti në fakt janë në momentin në të cilin dyshja jonë lindi gjatë vitit 1995 në një dhomë të Akademisë Muzikore të Hanoverit - tregon Aglika Genova. - Atëherë qemë fare të rinj, qemë në klasën e pianistëve-solistë të pedagogut Vlladimir Krajnevit. Duke shqyrtuar programin për pjesëmarrjen tonë të parë në konkurs si dyshe të pianistëve, mësuesi ynë i dashur tha, pa u menduar fare:”Rachmaninov - Suita e Dytë, Sonata nga Mozarti dhe “Fantazia” nga Scubert“. Asnjëherë nuk na ka shkuar nëpër mend se, 25 vjet më vonë këto fjalë do të jenë kokrra, nga e cila do të mbijë një projekt madhështor. Doli se, krijimet e Rachmaninovit për dy piano ose për katër duar fare nuk janë pak - kohëzgjatja e tyre e përgjithshme është rreth 150 minuta. Që nga ideja deri në realizimin e saj kaloj një vit dhe ja ku jemi tani - me një album të dyfishtë dhe një premierë botërore. Jemi të lumtur se, Zoti na dha forca dhe fuqi të mund ta realizojmë. Një moment i papërsëritshëm në jetën tonë si artistë qe vizita jonë në vilën “Senar” në Zvicër (“Se” nga Sergjej, “na” nga Natalia, “r” nga emri i familjes) - një vend i dashur dhe i preferuar i familjes Rachmaninov ku u bë prezantimi zyrtar i diskut. E hapën posaçërisht për ne pikërisht në ditën, në të cilën doli disku në tregun muzikor. Nuk na arrijnë fjalët të mund të përshkruajmë emocionin tonë kur në kabinetin e kompozitorit prekëm pianon, notat...Rachmaninov nuk është thjesht një kompozitor, dirigjent ose pianist. Ai është para së gjithësh një personalitet i jashtëzakonshëm dhe gjenial, i cili të emocionon jo vetëm me qëndrimin e tij ndaj muzikës, por dhe ndaj familjes dhe miqve.
Mbase më e rëndësishmja është se, deri tani nuk ka një projekt të tillë - nënvizon Ljuben Dimitrov. - Ky është dhe shkaku që nga biznes kompania muzikore me të cilën punojmë, menjëherë të pranojnë propozimin tonë, kurse në një përpjesëtim botëror albumi gëzon një interes të madh. Programi fillon me Preludin e njohur botërisht në do diez minopcis moll dhe përfshin të gjitha veprat për dyshen për piano, deri në krijimin e fundit të Rachmaninovit “Vallëzimet simfonike”, të cilat ai i përpunon për dy piano. Ato janë ekzekutuar për herë të parë prej tij dhe Vladimir Horovicit, në shtëpinë në Long Island , ku jeton familja e Rachmaninovit. Një mik i tyre i ngushtë ka bërë një incizim pa e parë askush. Rachmaninov ka ekzekutuar në dyshe dhe me Anton Arensky, Aleksandër Ziloti - pianist legjendar rus, të cilët ishin të preokupuar nga muzika e tij, sepse kanë parë këtë pasuri të tingëllimit të pianos, të përforcuar nga dyshja e pianistëve. Një moment i rëndësishëm - krijimet janë të kompozuara ose për dyshe, ose janë përpunime prej autori të krijimeve të Rachmaninovit. Duke qenë i zgjedhuri i Zotit, ai nuk ka pasur frikë të prezantojë në muzikë çdo një gjendje njerëzore, të cilën e ka përjetuar - që nga zhgënjimi më i thellë deri në kënaqësinë më të lartë. Ka thënë se, fjalët janë të tepërta dhe të panevojshme të mund ta përshkruajnë këtë, të cilën e ka ndier gjatë viteve dhe se që të mund ta kuptojë njeriu, duhet të dëgjojë muzikën e tij.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..