Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i jashtëm bullgar i bëri thirrje NATO-së të përfshihet në luftimin e koronavirusit

Ekaterina Zaharieva
Foto: BTA
“Shtetasit presin, që NATO-ja megjithëqë nuk është në vijën e parë të luftimit të koronavirusit, të shfrytëzojë aftësitë civile dhe ushtarake dhe të reagojë në koordinim të plotë.” Me ato fjalë zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva iu drejtua kolegëve nga NATO në një konferencë video, e para në historinë e Aleancës. Ajo i bëri thirrje NATO-së të ndihmojë BE-në në përpjekjet të furnizojë ilaçe dhe medikamente të domosdoshme për spitalet. U shpreh pozita e Bullgarisë për angazhim më të madh të Paktit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, si dhe për solidaritet me Greqinë dhe Turqinë të cilët hasin vështirësi më të mëdha me fluksin e migrantëve. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD