Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e papunësisë për shkak të COVID-19

Foto: BTA

Megjithë masat urgjente të qeverisë për përkrahje financiare të një sërë sektorësh pasojat ekonomike dhe sociale të krizës së koronavirusit tashmë janë të dukshme edhe para zyrave të punësimit. Këtë e ripohojnë edhe vargjet e gjata të njerëzve para tyre. Zyra e punësimit “Iztok” në Sofje, e cila përgjigjet për 250 000 të punësuar, konstatoi 50 për qind rritje të deklaratave të parashtruara nga njerëz që kanë mbetur pa punë gjatë disa ditëve të fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit gjatë javës janë regjistruar 12 660 veta, 10 000 prej të cilave e kanë shënuar pikërisht COVID-19 si shkak që të mbeten pa punë. Sipas të dhënave të Eurostatit për muajin shkurt niveli i papunësisë në Bullgari ka qenë për të dytin muaj me radhë 4.1 për qind. Atëherë vendi ynë ka qenë në vend të nëntë ndër shtetet-anëtare të BE-së me papunësi më të ulët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD