Tre prej atletëve prijës bullgarë në vrapim në distanca të mesme dhe të gjata – Milica Mirçeva, Jollo Nikollov dhe Mitko Cenov, të cilët janë në kamp përgatitor në Keni, mbetën të bllokuar aty për shkak të krizës botërore me koronavirusin. Më 25 mars ishte fluturimi i fundit nga aeroporti i Nairobit, por në të nuk ka pasur vende për tri bullgarët. Kështu sportistët mbeten në Keni duke pritur rivendosjen e fluturimeve.
Është mirë kjo se kushtet në Keni janë ndër më të mirat në të gjithë botën sa i përket vrapimit në distanca të mesme dhe të gjata, komentoi Jollo Nikollov në një intervistë për sportal.bg.
Atletët tanë pohojnë se çdo ditë në Keni vrapojnë midis 20km. dhe 40 km., derisa në Bullgari aktualisht stërvitjet nuk mund të zhvillohen. Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë është angazhuar me qëndrimin e tyre në Keni dhe sportistët bullgarë kanë të gjitha gjërat e nevojshme.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..