Presidenti i Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë Dobromir Karamarinov u zgjodh i ngarkuari me postin president i Atletikës Evropiane deri në nëntor të vitit 2021. Bullgari e merr postin nga Svein Arne Hansen, i cili u sëmurë dhe tani duhet të shërohet. Vendimi u mor në një mbledhje video të Bordit Ekzekutiv të Atletikës Evropiane. Sipas rregullores së federatës në rast pamundësie presidenti të plotësojë detyrimet, atëherë zëvendës presidenti i parë merr udhëheqjen deri në kongresin e ardhshëm. Dobromir Karamarinovi është i pari zëvendës president me mandat të dytë, anëtar i Këshillit të Atletikës Botërore dhe president i Asociacionit të Federatave Atletike Ballkanike.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..