Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria me masa në përkrahje të biznesit në kushtet e krizës

Bojko Borisov
Foto: EPA/BGNES

Më se 250 milion euro ndan qeveria e Bullgarisë për shpenzimet e rritura të Ministrive të Shëndetësisë, të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme. 2.3 miliard euro të tjerë do të mobilizohen nga qeveria në përkrahje të biznesit, ndërsa shlyerja e tatimeve shtyhet deri më 30 qershor. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një brifing të jashtëzakonshëm në lidhje me masat ekonomike të qeverisë për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme tek ne. Shpenzimet për shlyerjen e ndihmës për ruajtjen e vendeve të punës në sektorët e prekur do të jenë sipas skemës 60 për qind sigurohen nga shteti kundrejt 40 për qind nga punëdhënësi, në se nuk pushojnë nga puna punëtorët, theksoi kryeministri.
Ai theksoi, e Komisioni Evropian bëri një porosi të përbashkët për blerjen e testeve të shpejta nga të cilat Bullgaria porositi 1 milion. Ai siguroi, se brenda dy muajve firmat bullgare do të fillojnë të prodhojnë aparate të frymëmarrjes.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori

Një mjeshtër kuzhinier nga Italia dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të gatuajnë së bashku një drekë italiane

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..

botuar më 24-11-21 5.25.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..

botuar më 24-11-20 7.35.MD

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD