Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyri në fuqi Ligji për Gjendjen e Jashtëzakonshme

Godina e Kuvendit Popullor në Sofje
Foto: BGNES

“Gazeta zyrtare” publikoi Ligjin për masat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe akti tashmë është në fuqi. Ligji lejon që ushtria të zhvillojë kontroll mbi personat e veçantë dhe mbi trafikun deri në mbërritjen e policisë. Hiqen sekuestrimet financiare mbi personat fizikë pa pasoja në rast vonimi të pagimit, kufizohen veprimet noteriale. Punëdhënësit mund t’i lejojnë nëpunësit që të punojnë në distancë, ose të dalin me leje me pagim. Hiqen kufizimet për punë të jashtëzakonshme. Rriten gjobat për shkelje të ndryshme administrative të lidhura me aplikimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit – nga 2500 deri në 50 000 euro. Numri i rasteve të regjistruara të COVID-19 në Bullgari arriti 202 veta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD